12 vjet nga publikimi i albumit të fundit “The Rolling Stones”, rikthehen sërish në studion e regjistrimit për publikimin e albumit të ri.

Lajmërimi u dha nga kitaristi i grupit të njohur britanik, i cili tha se shumë shpejt do të dalin me një album. The Rolling Stones publikuan vitin e kaluar këngën “Blue and Lonesome”, e cila ka arritur majat e klasifikimeve britanike dhe atyre amerikane.

Me gjasë suksesi i këngës së fundit ka qenë edhe shtysa kryesore që Mick Jagger dhe banda e tij të rigjejnë entuziazmin për albumin e ri.

Tv Klan