Tre projekte të Rilindjes Urbane janë përfshirë në mesin e 25 finalistëve për Çmimin Europian për Hapësirën më të bukur Publike 2018.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili këtë fakt e shikon si një sukses të jashtëzakonshëm të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane. Në garën prestigjioze, Sheshit Skënderbej i është bashkuar edhe Lungomarja e Vlorës dhe Shëtitorja Bregdetare e Himarës.

Çmimi jepet në muajin Qershor në Barcelonë dhe kryeministri shpreson në surpriza.

Çfarë suksesi për Programin Kombëtar të Rilindjes Urbane! Në listën e finalistëve të Çmimit Europian për Hapësirën më të bukur Publike 2018, krahas sheshit Skënderbej në Tiranë, janë rreshtuar edhe Lungomarja e Vlorës dhe Shëtitorja Bregdetare e Himarës. Çmimi jepet në qershor dhe tani që shkuam në finale me 3 “lojtarë” të fortë, shpresoj shumë të jemi surpriza e këtij viti në Barcelonë

”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

/tvklan.al