Rita Ora ka performuar  në Paradën  e komunitetit LGBTI në Atlanta që përfundon sot.

Kosovarja në ‘Atlanta Pride’ ka kënduar në skenë gjigante nën perëndimin e diellit.

Rita, përmes një foto të publikuar në Instagram, ka shprehur dashurinë e madhe që i ka dhuruar ky festival. Ajo i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në ‘Atlanta Pride’, duke shprehur dëshirën të qëndronte gjithmonë aty me ta.

“Ju dua. Vazhdoni të inspironi botën dhe mua. Faleminderit që më bëni të ndihem që është e në rregull të jesh i shkëlqyer ashtu siç jeni ju”,

ka shkruar  Rita Ora.

Atlanta Pride’ , është një festival tradicional në mbështetje të të drejtave të komunitetit LGBT dhe mbahet çdo vit në vende të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës .

Burimi: Klan Plus