Partia më e madhe opozitare në Turqi ka prezantuar të premten kandidatin e saj për President, i cili garën me Erdogan për kreun e shtetit e nisi me premtimin se Presidencën do ta largojë nga pallati me mbi 1000 dhoma që Presidenti aktual ka ndërtuar.

Deputeti i qytetit të Yalovas, Muharrem Ince, u prezantua si kandidat për President për zgjedhjet e 24 Qershorit nga kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP) Kemal Kılıçdaroğlu.

Ince, në fjalën e tij theksoi se do të përfaqësojë 80 milionë turqit dhe jo vetëm republikanët.

Ndërsa Premtimi i tij i parë ishte se Presidencën do ta rikthejë në lagjen Çankaya të Ankarasë, duke e hequr nga pallati i shumëpërfolur presidencial që Erdogan fillimisht e ndërtoi për Kryeministri dhe më pas e bëri Presidencë.

Në momentin e fitores të vendosemi në Çankaya apo në Pallatin Presidencial

”, pyeti Ince të pranishmit në prezantimin e tij. Pasi mori përgjigjen “

Çankaya

”, Ince shtoi: “

Ju jap fjalën, Pallatin Presidencial (të Erdogan) do ta kthej në fole shkence

”.

/tvklan.al