Këngëtarja Nora Istrefi feston sot ditëlindjen.

Bukuroshja kosovare mbushi 30 – vjeç dhe bashkëshorti i saj, Robert Berisha, i bëri një dedikim të ndjerë në Instagram, në të cilën i shprehte dashurinë dhe mirënjohjen e tij.

nora

“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime e bukur Nora. Të jesh e bekuar në këtë ditë dhe të uroj botën sepse e meriton. Ti më frymëzon çdo ditë me shpirtin tënd, punën e vështirë dhe fuqinë e një gruaje perfekte, mamaje të dashur dhe faleminderit që solle në jetë Renee, që ma gëzon zemrën çdo ditë. Të dua pafundësisht”,

– shkruajti ai bashkëngjitur fotos së këngëtares.

Ndërkohë Nora Istrefi ka marrë urime dhe nga fansa të shumtë, të cilët i kanë uruar edhe shumë vite të lumtura artistes./tvklan.al