5

Roma ka fituar derbin me Lazio me rezultatin 2 – 1 duke siguruar pjesëmarrjen direkte në fazën e grupeve të Champions League. Një çlirim për ekipin e Rudi Gacia që ka kaluar një sezon me ulje ngritje duke lënë shumë pikë gjatë kampionatit.

Të gjithë golat janë shënuar në pjesën e dytë që ka qenë edhe më emocionuese. Në fakt goli që ka përcaktuar fitoren i realizuar nga Mbia është realizuar në një pozicion jashtë loje.

Vendi i tretë në kampionat që të jep të drejtën të luash në playoff-in e Champions do të përcaktohet në javën e fundit në përballjen direkte Napoli – Lazio.

Ekipit kryeqytetas i duhet vetëm një barazim për të arritur këtë objektiv që do të ishte përsëri sukses. Diferenca mes këtyre skuadrave është 3 pikë.

Tv Klan