Lajmi se ish-ylli i futbollit Ronaldinjo jetonte me dy të dashura, me të cilat kishte vendosur të martohej, bëri bujë në mediat ndërkombëtare.

Të shumta ishin gazetat sportive që dolën me titullin ironik “Dopieta e Ronaldinjos”, duke dhënë detaje nga ceremonia e dasmës, sipas tyre do të zhvillohej në Gusht në Kaliforni.

Por zërat për një martesë me dy të dashurat publike, Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza, i hodhi poshtë ish-futbollisti brazilian. Ronaldinjo tha se lajmi për martesën e tij, është një gënjeshtër e madhe, por duke lënë të hapur mundësinë e një martsese në të ardhmen.

Krahas bujës mediatike, nëse do të realizonte këtë martesë, fituesi i Topit të Artë, do të kishte edhe telashe ligjore, pasi në Brazil poligamia është një krim që dënohet me 6 vjet burg.

Tv Klan