5Përbërësit:

Racione rose ose pate 4 – 5

Vaj ose gjalpë 4 – 5 lugë gjelle

Miell 1 lugë gjelle

Qepë 1 kokërr

Salcë 1 lugë gjellë

Kripë

Koper ose moskos

Hidhra dhe uthëll sipas dëshirës

Përgatitja:

Kjo gjellë zakonisht përgatitet me pata të reja (biba) ose me rosa të reja (rika), të cilat pasi pastrohen dhe përcëllohen mirë, priten në racione dhe ziejnë. Pastaj vendosen në tavë dhe veç përgatitet qulli. Për këtë me vaj apo gjalpë kaurdiset qepa, shtohet pak miell, salcë, spec, piper i zi dhe më pas shtohet lëngu i patës apo rosës. Lihet të marrë valë i hidhet koper ose moskos dhe më pas iu hidhet racioneve të tavë. Pas këtij procesi tava futet në furrë. Shërbehet me lëngun e vet, me perime sote ose të skuqura. Sipas dëshirës në vend të koprës mund t’i hidhen hudhra të shtypura.

tvklan.al