Mbrojtësi firmos zgjatjen e kontratës nëse përfiton në total 54 milionë Euro, “blutë” të gatshëm të diskutojnë

Chelsea vazhdon me përpjekjet për të bindur Antonio Rudiger që të zgjasë kontratën në “Stamford Bridge”.

Por “blutë”e Londrës nuk do ta kenë të lehtë, pasi gjermani ka një kërkesë financiare të lartë. Që të firmosë, ai kërkon që të përfitojë në total 54 milionë Euro. Mbrojtësi 28-vjeçar ka qenë një nga futbollistët kryesorë të trajenrit Tomas Tuchel në suksesin e arritur në Ligën e Kampioneve në sezonin e shkuar.

Paraqitjet e tij në fushë ia kanë përmirësuar imazhin e tani Rudiger konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të momentit. Oferta e parë prej 161 mijë Eurosh në javë nga Chelsea e mërziti gjermanin, pasi nuk do të ishte as në 10 futbollistët më të paguar të ekipit.

Por pavarësisht mërzisë së futbollistit, drejtuesit e klubit në bisedimet e radhës, treguan gtishmërinë për t’i bërë një ofertë të re. Por të interesuara për shërbimet e Rudigerit janë edhe klubet e United, Juventusit, PSG-së dhe Bajernit të Mynihut.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, përfaqësuesit e Rudigerit nisën bisedimet me drejtuesit e Realit për një transferim të mundshëm në Qershor, por “Galaktikët” kanë pak interes për gjermanin.

Klan News