Askush nuk do ta zëvendësojë Saimir Pirgun në operetën “Lakuriqi i Natës”. Drejtuesit e operas dhe baletit vendosën kështu pasi tenori që famën ia njeh e gjithë bota anuloi pjesëmarrjen e tij për shkak të një problemi shëndetësor.

Mospjesëmarrja e Saimir Pirgut nuk e prek aspak strukturën e operetës. Ai nuk kishte rol në vepër. Në aktin e dytë te “Lakuriqi i Natës”, aty ku princi i pasur e bujar rus Orlofsky zhvillon një ballo, i ftuari i tij në këtë mbrëmje do të ishte një artist i suksesshëm për të kënduar tre arie që nuk i përkasin operetës. Pra, Saimir Pirgu do të vinte si Saimir Pirgu.

Pas një dekade të vënies së një operete në skenën e operas, te “Lakuriq i Natës” do të këndohet, kërcehet e aktrohet. Eisenstein që do të interpretohet nga Branimir Agovi dhe Denis Skura në  festën e vitit të ri duhet të ishte në burg pasi goditi një oficer policie por ai shkon në ballon e princit Orlofsky. Aty është edhe bashkëshortja e tij Rosalinde, që luhet nga Eva Golemi dhe Renisa Laçka, që hiqet si konteshe hungareze dhe që i shoqi përpiqet ta joshë.

Farsa me fund të lumtur e me muzike të Johann Strauss i riu nga e Shtuna deri në 3 Prill në Pallatin e Kongreseve.

Tv Klan