Kompania Samsung Electromics Co e Koresë Jugore thotë se “bateritë me gabime” kanë shkaktuar mbinxehje dhe shpërthim në telefonat “Galaxy Note 7”.

Kjo gjë i ka kushtuar kompanisë 5.3 miliardë dollarë. Samsung tha se pas një hetimi të brendshëm është përcaktuar se “bateritë ishin shkak i incidenteve”.

Samsung sqaron se defektet në projektim dhe prodhim ndikuan negativisht te bateritë, që prodhoheshin nga dy kompani të ndryshme. Mes problemeve të ndryshme përmenden mungesa e materialit izolues dhe reduktimi i gabuar i hapësirës së elektrodave.

Samsung tha se merr përgjegjësinë e plotë për dështimin e kompanisë në identifikimin dhe verifikimin e çështjeve të sigurisë që erdhën nga bateritë. / tvklan.al