43 kilogramë e 550 gramë drogë është sekuestruar në një operacion antidrogë nga Policia e Tiranës. Në pranga përfundoi një 35 – vjeçar, i cili transportonte me makinë në kryeqytet sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Alfred Murati, banues në fshatin Nuaj të Krujës gjatë ditës së shtunë po lëvizte me automjetin e tij “Mercedez” në aksin rrugor Fushë Prezë – Rinas, kur u ndalua nga policia në fshatin Ahmetaq.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, atij iu gjetën qese plastike të mbushura me kanabis. Në total policia sekuestroi 43 kilogramë e 550 gramë drogë, automjeti tip “Merecedez” dhe 2 aparate celularë./tvklan.al