Pankartë tek Spiropali

As në këtë seancë plenare, problemet e qytetarëve nuk ishin prioritet i ligjvënësve shqiptarë. Një seancë e parashikuar të zgjaste 4 orë, u mbyll brenda 7 minutash.

Deputetët e PD, nuk i kishin ndryshuar mjetet e protestës, pankarta dhe zhurmues.

Aksioni u udhëhoq nga Flamur Noka i cili u përball me punonjësit e Gardës së Republikës, për t’i çuar një mesazh ministres Elisa Spiropali.

Mes kaosit, deputetët socialistë tentuan të mbanin fjalimet e tyre, por pa sukses. Në këto kushte, kryeparlamentarja Lindita Nikolla mbylli seancën plenare.

Klan News