#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili, një gjeorgjian me origjinë, me qendër në Madrid sepse organizata ka zhvilluar një vizitë në Tiranë. Është vizita e dytë e tij në Tiranë brenda vitit. Ka dhënë një intervistë në “Opinion” në të cilën flet për raportet me Shqipërinë dhe zhvillimin e turizmit në Shqipëri, por më shumë për trendin e turizmit global. Ku po përqendrohet organizata? Kush janë vendet kryesore të turizmit sot në botë? Cila është sfida që turizmi po përballet? Sipas tij, Afrika dhe Amerika e Jugut janë dy polet kryesore ku organizata po mundohet të stimulojë turizmin, por Shqipëria mbetet një prej shembujve të pabesueshëm të rritjes së turizmit në vitet e fundit, ndoshta një rritje pak spontane por që gjithsesi e ka vendosur në hartën reale të turizmit.


B: I dashur Sekretar i Përgjithshëm, faleminderit shumë që jeni këtu sonte me mua.

Z: Është kënaqësi dhe faleminderit shumë për ftesën!

B: Është hera juaj e parë në Shqipëri?

Z: Kjo është hera ime e dytë. Udhëtimi i parë ishte vitin e kaluar për FESTA-n.

B: Si ju është dukur Shqipëria?

Z: Si fillim, Shqipëria është një vend anëtar shumë aktiv i organizatës tonë. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me Ministren. Po ashtu kam qenë mik i mirë me Ministrin e kaluar, Blendin.

B: Blendi Klosi.

Z: Po, Blendi Klosi.

B: Ministri i kaluar i Turizmit.

Z: Tani me Mirela Kumbaron e cila u bë Ministria e re. U takuam dhe më ftoi. Kishte shumë durim për të na organizuar udhëtimin në Shqipëri, mua dhe ekipit tim për të na  treguar vendin e saj të shumë bukur. Kjo është arsyeja pse erdhëm herën e parë. Më pas organizuam Samitin Ministerial të Vendeve të Evropës Juglindore.

B: Po.

Z: Kjo ishte hera e parë që vizitova Shqipërinë.

B: Të vini si kreu i Organizatës Botërore i Turizmit është diçka tjetër dhe të vini si turist është diçka tjetër. Keni parë ndonjë nga vendet turistike të Shqipërisë?

Z: Fatkeqësisht, unë udhëtoj çdo 3-4 ditë dhe është gjithmonë e njëjta histori. Hotel, konferencë, aeroport. Më kuptoni? Ndonjëherë përpiqemi…

B: Kjo është pak e mërzitshme…

Z: Është e mërzitshme… Nuk është e mërzitshme…

B: Është detyra juaj, sigurisht.

Z: Nuk është e mërzitshme por e dini çfarë… Unë dua gjithmonë të shikoj më shumë gjëra, përpiqem të takohem me njerëz, të shikoj vende të trashëgimisë kulturore ose qytetin dhe ndonjëherë gjërat nuk janë siç do doja.

B: Cila ka qenë përshtypja juaj e parë për Shqipërinë gjatë vizitës tuaj të parë këtu?

Z: Vizita ime e parë… Më kujtoi vendin tim. Pse? Sepse edhe vendi jonë është një vend i ish Bashkimit Sovjetik. Unë jam nga Gjeorgjia.

B: Po, kemi shumë ngjashmëri te e kaluara jonë.

Z: Pikërisht. Ndërtesat e vjetra… Pash që është në proces ndërtimi pasi kishte shumë vinça në qytet.

B: Po.

Z: Më pas kisha nderin të takohem me Kryeministrin Edi Rama i cili më shpjegoi gjithçka që ka ndodhur. Ai ishte në Tiranë për të marr pjesë në takimin tonë dhe më ftoi. Kjo është mënyra se si e ndjemë vendin dhe qytetin. Po ashtu Kryetari i Bashkisë, Erioni, më tregoi qendrën…

B: E qytetit.

Z: E qytetit. Dhe folëm shumë. Edhe një herë, më kujton shumë vendin tim i cili ka qenë në një periudhë tranzitore nga periudha e ish-Bashkimit Sovjetik në atë moderne… pra modernizmi i Tiranës… Edhe ne bëmë të njëjtën gjë. Çfarë bëmë ne? Filluam të promovojmë turizmin.

B: Po.

Z: Sot, jam i sigurt se turizmi është e ardhmja e Shqipërisë. Tanimë di më shumë gjëra nga koha kur shkela për herë të parë në Tiranë. Ti gjithmonë merr përshtypjen e parë nga njerëzit. Nga lloje të ndryshëm njerëzish, duke nisur nga ato në aeroport e deri te hoteli.

B: Shpresoj që përveç së qeni Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit do të keni mundësinë të vizitoni vendin, nga veriu në jug, të cilat janë vende shumë të bukura. Plazhet në jug dhe malet në veri.

Z: Edhe një herë. Kjo është hera ime e dytë dhe fatkeqësisht vij sërish vetëm në Tiranë dhe sërish për Konferencë dhe takime pas takimeve por jam i sigurt se do të vij sërish dhe kjo nuk është hera e fundit që vizitoj Shqipërinë dhe dua shumë të shikoj fshatrat, dua të shikoj jugun, dua të shikoj bregdetin dhe herën tjetër që do të vijë, ndoshta do të jetë si një turist i fshehur.

B: Cila është sfida më e madhe me të cilën përballet organizata juaj në turizëm ditën e sotme?

Z: Sigurisht që sfida më e madhe në historinë e industrisë ka qenë pandemia ku gjithçka dhe të gjithë ne u mbyllëm brenda.

B: Ka qenë një periudhë shumë e vështirë.

Z: Rimëkëmbja. Megjithatë ne pamë se rimëkëmbja po ecën shumë shpejt.

B: Kemi arritur rimëkëmbje të plot apo ende jo?

Z: Jemi duke folur për 90%, çka është një shifër shumë e mirë për një vit e gjysmë. Dua t’ju kujtoj se deri shkurtin e kaluar, deri shkurtin e kaluar, tregu më i rëndësishëm, i cili është Kina, ka qenë i mbyllur. Jo më larg se shkurtin e kaluar, Kina u hap dhe nuk kemi arritur akoma rimëkëmbjen lidhur me lidhjet pasi ka kaq shumë gjëra burokratike të cilat janë të nevojshme për të rivendosur fluturimet direkte me Kinën. Edhe një herë, Kina është një prej tregjeve më të mëdha në të gjithë botën. Duke marr parasysh të gjitha këto, shifra prej 90% është mjaft e mirë.

B: Është mjaft e mirë.

Z: Po.

B: Në 4 vite të arrish rimëkëmbje prej 90% përpara…

Z: Jemi duke folur për 1.3 miliardë udhëtarë ndërkombëtarë. Në 2019, i cili ka qenë viti më i mirë për industrinë e turizmit, shifra ishte 1.4 miliardë. Jemi thuajse aty.

B: Jemi shumë pranë.

Z: Pikërisht.

B: Isha duke lexuar një artikull nga “The Economist” përpara ca ditësh i cili thoshte se turizmi në 10 vitet e fundit do të arrijë në 2 miliardë udhëtarë ndërkombëtarë. Është e mundur? Apo është një parashikim shumë optimist?

Z: Nëse do të shikonim shifrat, atëherë bëhet fjalë për një rritje të hershme me 10%, diçka që është shumë realiste por ka shumë rrethana të cilat fatkeqësisht nuk i njohim. Përpara dy vitesh nuk e dinim se do të kishim dy luftëra në planet.

B: Po.

Z: Lufta në Ukrainë ka pasur një ndikim shumë të madh.

B: Po, patjetër.

Z: Shifrat janë aty sepse Rusia është një treg tjetër i madh. Ukraina është një treg i madh. Edhe besimi… Njerëzit humbën besimin te udhëtimet sepse në Lindjen e Mesme për shembull, dhe ne sapo u kthyem nga Jordania, ku nisim dhe vazhdojmë të mbështesim Lindjen e Mesme sepse lufta që po ndodh në Gaza ka një ndikim shumë të madh. Sepse njerëzit nga Shtetet e Bashkuara ose vendet të tjera të largëta…

B: Nuk kanë pse udhëtojnë pranë zonave të luftës…

Z: Duan të shkojnë diku por nuk e din se kur do të kthehen ose nëse do të kthehen. E njëjta gjë po ndodh edhe në Evropë. Lufta në Ukrainë ka pasur një ndikim të madh.

B: Cilat janë shtetet…

Z: Më falni, kjo është arsyeja pse nuk mund të parashikojmë çfarë do të ndodh në 10 vitet e ardhshëm. Është shumë e vështirë. Gjatë pandemisë askush nuk mund të thoshte se çfarë po ndodhte. Gjatë pandemisë pyetja e parë që bënin gjithmonë gazetarët është se çfarë do të ndodhi nesër, kur do të nisin sërish njerëzit të udhëtojnë. Tanimë pyetjet janë gjithmonë njësoj. Turizmi. Si e shikoni rritjen e turizmit.

B: Cilat janë shtetet nëme rritjen më të shpejt në sektorin e turizmit në botë?

Z: Jo sepse në Shqipëri dhe në Evropë, por Shqipëria është numër një sipas shifrave të 2023. Është shteti me rimëkëmbjen më të shpejt dhe rritjen më të shpejt.

B: Ne kemi vende shumë të bukura. Jemi duke parë disa prej tyre këtu. Disa janë nga veriu. Ky është pranë Tiranës, këtu kemi plazhet të cilat janë të jashtëzakonshme por Shqipëria ka qenë një vend shumë shumë i mbyllur. E di që ne kemi një shkuar të ngjashme me atë tuajën, pasi keni qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik, por Shqipëria ka qenë shteti më i izoluar në botë në atë kohë. Nuk kishte më shumë se 300-400 turistë në vit.

Z: Pikërisht. Siç është përmendur shumë herë, Shqipëria ka qenë siç është Korea e Veriut sot.

B: Pikërisht. Ndoshta edhe më e mbyllur.

Z: Pikërisht. Dhe njerëzit kanë pasur frikë të vinin këtu.

B: Vazhdojnë të mendojnë se është një vend i vështirë.

Z: Sinqerisht, kur po vija, dhe do i rikthehem pyetjes tuaj të parë, cilat ishin përshtypjet e mija, kur po vija këtu mendoja se do të ishte errësirë dhe ajo që ka bërë shkëlqesia e tij, Edi Rama, ai e transformoi vendin nga errësira në dritë. E dini, ai e ndryshoi totalisht vendin dhe kjo është një histori shumë e bukur. Ju shikoni bregdetin dhe shikoni bukuritë e vendit tuaj. Sapo erdha nga forumi i investimeve ku prezantuam udhëzuesit se pse njerëzit duhet të investojnë në Shqipëri. Çfarë po bën qeveria nga ana e saj? Ata po investojnë në infrastrukturë, që është shumë e rëndësishme.

B: Po është shumë e rëndësishme.

Z: Zonja Zv. Kryeministre Belinda Balluku ishte me ne mëngjesin e sotëm. Janë duke bërë një punë të shkëlqyer sepse pa zhvillimin e infrastrukturës është e pamundur të kemi akses në pjesë të ndryshme.

B: Për investitorët.

Z: Sigurisht, dhe mos harroni se ju jeni vazhdimi i detit Adriatik i cili është absolutisht i virgjër. Kjo është një mundësi unike që të vijoni dhe të zhvilloni në mënyrë të qëndrueshme. Janë shumë gabime që janë bërë në vende të ndryshme ndërsa këtu keni një vend të virgjër dhe prandaj kjo është diçka shumë e mirë si edhe shumë sfiduese dhe e bukur dhe e rëndësishme ta zhvilloni këtë pjesë. Nga ana jonë, ne jemi të përkushtuar dhe ne kemi njoftuar për krijimin e qendrës së parë arsimore në Shqipëri.

B: Është shumë e rëndësishme.

Z: Mund të ndërtoni rrugë dhe tunele dhe ndërtesa por keni nevojë për njerëz brenda tyre.

B: Po, patjetër.

Z: Ju, shqiptarët e keni mikpritjen në ADN-në tuaj, le ta themi kështu, por…

B: Ne kemi probleme me shërbimin, jo me mikpritjen. Kemi mikpritje shumë të mirë por shërbimet mbeten një problem.

Z: Kjo është arsyeja për hapjen e kësaj qendre që duam ta krijojmë së bashku me Ministren e dashur, Mirelën, e cila ka për të ndihmuar në mbështetjen e vendasve, për ti trajnuar ato, që të kenë aftësi më të mira për të mirëpritur 10 milionë turistët, diçka që nuk është e lehtë për tu arrirë. Ju mirëprisni 10 milionë turistë në vit dhe…

B: Ka qenë një surprizë e madhe edhe për mua. Ka qenë një surprizë e madhe. Shteti ka qenë i mbushur me turistë në çdo cep.

Z: Këto janë rezultatet e një pune shumë të fortë. Edhe një herë infrastruktura. Sa më shumë aeroporte të keni, aq më shumë turistë do të mirëprisni. Është e qartë. Ndodheni në qendër të Evropës, keni fqinjë të cilët…

B: Të qënit mes Kroacisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Italisë është e pamundur të mos përfshihesh në industrinë e turizmit.

Z: Pikërisht. Ky është një shtet i pazbuluar dhe siç e përmendet edhe ju, para 20 vitesh askush nuk vinte këtu dhe kjo do të thotë se njerëzit janë të interesuar të shikojnë të re. Shqipëria është duke ofruar diçka absolutisht të re, të larmishme dhe unike. Produkte autentike. Produkte turistike.

B: Çfarë mund të bëjmë për të parandaluar shkatërrimin e mjedisit, historisë dhe kulturës? Ndonjëherë, turizmi masivë shoqërohet me shkatërrime të tilla

Z: Këtu ne mund të jemi shumë të dobishëm pasi kemi parë dhe shikojmë se çfarë ndodh në shtete të tjera dhe bazuar mbi këtë mund të ndërtojmë strategjinë se si të menaxhojmë me këto flukset, do të thosha. Ajo që jeni duke bërë me promovimin dhe Shqipëria do të jetë vendi mikpritës i ITB Berlin vitin tjetër dhe ITB-ja është një prej panaireve më të mëdha ndërkombëtare të industrinë e turizmit. Ju jeni duke ofruar produkte të larmishme si festivale, turizëm masiv, në të njëjtën kohë keni pjesën e bregdetit, keni malet, kultura është mjaft unike dhe ndryshe. Dua të themi se keni gjithçka për të krijuar dhe në fakt jeni duke krijuar produkte të shkëlqyera turistike.

B: Ndodhemi në zonën më të rëndësishme arkeologjike në botë. Ndodhemi në Mesdhe midis Greqisë së Lashtë dhe Perandorisë Romake. Ky është vendi më i mirë. Si e shikoni zhvillimin e turizmit… nuk dua të them në shtete të botës së tretë, por në shtete me probleme të mëdha, si shtete të Afrikës e cila është e jashtëzakonshme. Është një prej kontinenteve më të bukura në botë ose edhe në Amerikën e jugut?

Z: Në rregull. Ne jemi duke zhvilluar një sërë projektesh sidomos në Afrikë dhe në Amerikën e Jugut. Kjo është një pyetje e lehtë për mua sepse ajo që bëmë kur nisëm me promovimin e turizmit afrikan ishte te ulemi me të gjithë ministrat afrikan pasi doja që ata të ishin të përfshirë dhe krijuam një plan me 10 pika lidhur me gjërat që duhet të ndryshojmë dhe të zhvillojmë në kontinentin afrikan për të tërhequr gjithnjë edhe më shumë vizitorë të huaj. Si fillim ka qenë dhe mbetet padyshim infrastruktura. Nuk dua të krahasoj Shqipërinë me Afrikën. Por pikërisht ajo që ju keni bërë dhe jeni duke bërë këtu është thelbësore. Pa infrastrukturë është e pamundur. Shkon në Afrikë dhe nuk ke rrugë, nuk ke tren, nuk ke aeroporte. Kjo është pika e parë. Pika e dytë, pas gjithë gjërave që po ndodhin në botë ditën e sotme, nuk kam për ta përmendur sigurinë sepse siguria është një çështje tjetër. Siguria shëndetësore ose një lloj tjetër sigurie. Këto janë një problem i madh kudo sot.

B: Po, e di por siguria është pak legjendë. Ndonjëherë mund të jesh më i sigurt në Afrikë se në Londër.

Z: Pikërisht. Kjo është arsyeja pse nuk duhet përmendur siguria. Së dyti ishin investimet, paratë. Dua të them se të gjitha shtetet kanë nevojë për investime në sektorin e turizmit. Do e ndaj në dy pjesë. E para është infrastruktura siç jua përmenda dhe qeveria duhet të kujdeset për të investuar në infrastrukturë sepse sektori privat kurrë nuk do të investojë aty por duke zhvilluar infrastrukturën, ka investitor privat të cilët vijnë për të ndërtuar hotele dhe vende të tjera turistike. Më pas ishte çështja e vizave dhe lidhja. Afrika ka një problem dhe një sfidë shumë të madhe. Lidhjen. Sepse për të shkuar nga Kenia në Tanzani të kushton tri herë më shumë se të shkosh në Nju Jork. Diçka që nuk ka logjik.

B: Afrika ka tri qendra. Addis Abbaba, Johanesburgu dhe Maroko.

Z: Po, dhe qendra e katërtë po vjen në Ruanda sepse “Qatar Airways” është duke ndërtuar një aeroport shumë të madh i cili do të jetë fiks si Doha po për Afrikën. Do të ndodhi pas 3-4 vitesh.

B: Në Afrikë, ekziston ky problem. Për të shkuar nga njeri vend në një tjetër i cili ndodhet 30 minuta fluturim larg, të duhet të bësh 6 orë drejt Addis Abbaba dhe më pas të shkosh aty ku do.

Z: Po, e njihni mjaft mirë. Këto janë 3-4 gjëra kryesore. Po ashtu, njerëzit dhe arsimi.

B: Mikpritja në Afrikë po ashtu është shumë e mirë.

Z: Po.

B: Njerëzit janë përgjithësisht miqësorë.

Z: Kur flasim për Afrikën, nuk duhet të harrojmë se Afrika është gjigante.

B: Po.

Z: Nuk mund të bëni krahasime. Ndonjëherë, ne nga Evropa mendojmë se Senegali është njësoj si Nigeria por jo, nuk kanë fare lidhje edhe pse janë fqinjë. Nëse shkoni në Mosambikë, është një botë krejtësisht tjetër.

B: Po, patjetër.

Z: Është njësoj si të krahasoni Gjermaninë me Shqipërinë ose Shqipërinë me Gjeorgjinë dhe Gjeorgjinë me Francën. Kështu edhe me Afrikën. Prandaj, çdo vend ka… Prandaj kemi nisur të mbështesim shtetet që të promovojnë më mirë kulturën afrikane e cila është e pazbuluar.

B: Po, patjetër.

Z: E pazbuluar. Në fillim e nisëm duke promovuar gastronominë afrikane. Nëse ju pyes sepse shikoj se ju e njihni mjaft mirë Afrikën.

B: Kam vizituar 146 shtete në botë.

Z: Vërtetë?

B: Kryesisht në Afrikë.

Z: Më thoni 5 gatime nga rajoni Afrikan. 5.

B: Unë di kryesisht gatime nga Marokoja dhe Tunizia.

Z: Kush kush-i që njihet në të gjithë botën. E shikoni? Askush nuk e njeh shumë mirë Afrikën. Bëhet fjalë për një popullsi prej 1.3 miliardë njerëzish. Dhe ne… Më pyesni. Nuk di t’iu the një gatim nga Afrika. Është e çuditshme. Le ti rikthehemi Shqipërisë…

B: Ka po ashtu shumë larmi midis gatime nga Afrika e Veriut me gatimet e Afrikës së Jugut dhe atyre të Afrikës Lindore dhe asaj Perëndimore. Sepse bëhet fjalë për një kontinent.

Z: Pikërisht. Le ti rikthehemi Shqipërisë sepse jam shumë i apasionuar dhe shumë i lumtur të jem pjesë i kësaj historie, çka është duke bërë dhe duke zhvilluar qeveria në industrinë e turizmit. Së bashku duam të promovojnë dhe të tërheqim më shumë investime të drejtpërdrejta të huaja. Kjo ishte tema e eventit për nga vij.

B: Kam parë edhe librin e botuar.

Z: Pikërisht. Kjo është një arritje e madhe fal ministres Kumbaro dhe ekipit të saj të shkëlqyer. Ky libër nuk është për zyrat. Duam të promovojmë udhëzimet dhe kemi zgjedhur një serë kryeqytetesh të mëdha. Duam të tërheqim më shumë investime dhe investitor në Shqipëri.

B: Nëse do ju pyesja, çfarë këshille do i jepnit qeverisë shqiptare për turizmin? Këshilla juaj e drejtpërdrejt.

Z: Sinqerisht, unë mund ti kërkoj atyre për këshilla pasi ata po bëjnë shumë mirë çdo gjë dhe ne jemi duke bashkëpunuar shumë ngushtë. Po bëjnë gjëra të shkëlqyera. Shkëmbejmë këshilla në mënyrë të vazhdueshme, dëgjojmë njeri tjetrin dhe për këtë bën fjala organizata jonë. Ne jemi duke dhënë disa shembuj të mirë nga shtete të ndryshme dhe i përdorin, disa shtete nuk dëgjojnë asnjëherë. Në këtë rast, ne jemi shumë të lumtur që kemi partner të tillë kaq të mirë dhe kaq të afërt, si Shqipëria dhe qeveria e saj, e udhëhequr nga Edi Rama, personi i cili është pika historike, është “brandi” i transformimit dhe për mua është një nder dhe kam pasur fatin ta takoj në jetën time pasi ka transformuar një shtet të tipit të shteteve të të ish-Bashkimit Sovjetik në një vend të vërtet modern dhe Evropian.

B:  Nga vendi më i izoluar në botë në një vend i cili vizitohet nga më shumë se 10 milionë turistë në vit. Është një ndryshim shumë i madh.

Z: Është një ndryshim shumë i madh dhe nuk është e lehtë për tu arrirë.

B: Po. Patjetër. Po vendlindja juaj,  Gjeorgjia? Si po ecën?

Z: Gjeorgjia po ecën shumë mirë.

B: Është një shtet shumë interesant. E kam vizituar dy herë dhe është një shtet shumë interesant.

Z: Jemi pak a shumë të njëjtët njerëz.

B: Mikpritja po ashtu.

Z: Madhësia, popullsia, jemi pak a shumë njësoj. Fqinjët, të gjithë janë duke na parë të gjithë nga lartë. Megjithatë ndonjëherë vështirësitë krijojnë mundësi. Po ashtu Gjeorgjia ka mbijetuar financiarisht gjatë 10-15 viteve të fundit fal turizmit.

B: Fal turizmit. Po.

Z: Kam qenë Ministër i Ekonomisë dhe Turizmit në atë kohë.

B: Bëtë shumë investime, sidomos në Batumi në zonën e…

Z: Si fillim lejomëni që t’iu them se çfarë bëmë. Filluam të investojmë në infrastrukturë për të lidhur qytetet, për të ndërtuar aeroporte, aeroporte të reja. Së dyti, hapëm regjimin e vizave.

B: Që është shumë e rëndësishme.

Z: Kemi qenë mes 10 vendeve të botës ku mund të udhëtoje më lirshëm pa vizë. Së treti nisëm turet mediatike. Ftuam të gjitha mediat…

B: Mediat ndërkombëtare…

Z: Mediat ndërkombëtare për ti treguar gjërat më të mira. Qëndruam 2-3 javë dhe panë çdo gjë me detaje. Dhe funksionoi. Funksionoi dhe ndihmoi ekonominë siç ju thash. Tanimë 20% të PBB-së së dhe ekonomisë së vendin mbështetet te turizmi. Pra kjo industri zë një pjesë të konsiderueshme në ekonominë e vendit. Më pas ti promovon në zhvillimin e bujqësisë sepse këta njerëz që vijnë duan të han çdo ditë. Më pas krijon punë të reja pasi këto persona që prodhojnë këto produktet bujqësore kanë rroga. Është si një biznes qarkullues dhe funksionoi.

B: Dua t’iu falënderoj shumë që ishit sonte me mua Z. Sekretar. Shpresoj që do të vini sërish si turist.

Z: Patjetër. Nuk vij më si Sekretar i Përgjitshëm.

B: Duhet të vizitoni plazhet tona në jug të vendit sidomos, dhe malet në veri.

Z: Shikoni këtu. Kjo është një pjesë e pazbuluar e botës, një pjesë e pazbuluar e Evropës…

B: Plazhi që u shfaq më parë u shpall sipas CV Villas, Conde Nast Traveler dhe Travel and Leisure si plazhi më blu në botë. Duke përdorur Inteligjencën Artificiale bën një krahasim midis 200 plazheve në botë dhe ky u zgjodh si i pari. I vetmi nga Shqipëria, por që doli i pari në botë.

Z: Unë dua vërtetë t’i uroj Shqipërisë gjithnjë e më shumë suksese në industrinë e turizmit dhe jam i sigurt se gjërat më të rëndësishme do të vijnë dhe ne do ju japim mbështetjen tonë të plot si Organizata Botërore e Turizmit. Edhe një herë, jam shumë i apasionuar të punoj dhe të jem mik i shqiptarëve dhe qeverisë shqiptare në këtë periudhë tepër interesant e plot transformim.

B: Faleminderit shumë që ishit sonte këtu.

Z: Faleminderit.

B: Faleminderit shumë. Natën e mirë!

Z: Faleminderit Blendi!

/tvklan.al