Shqipëria nuk ka përmbushur si duhet angazhimet për liberalizimin e tregut të energjisë. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, ndryshe nga herët e tjera, në raportin e monitorimit të vendeve në Ballkanin Perëndimor, këtë vit kritikon Shqipërinë.

Në rastin e ndarjes të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë në dy kompani, Sekretariti shprehet se është duke marrë masa penalizuese, pasi ndarja duhet të kishte ndodhur që në Mars.

Entela Çipa, Këshilltare për Çështjet e Energjisë në qeveri, thotë se çdo gjë është gati, por situata zgjedhore ka bërë që disa akte të mos miratohen nga parlamenti.

Ministria e Energjisë pranon që nuk ka realizuar kushtin, i cili detyron bizneset e mëdha që të gjejnë vetë burimin e  furnizimit me energji. Afati që qeveria ka lënë për këta sipërmarrës është Shtatori i këtij viti.

Sekretariati i Energjisë tërheq vëmendjen edhe për krijimin e bursës së energjisë sëbashku me Kosovën. Edhe pse angazhimi është marrë nga të dy vendet, deri më sot nuk është bërë asnjë hap, thotë raporti.

Tv Klan