Një 30-vjeçar nga Lezha është vënë në pranga në portin e Durrësit. Në furgonin që drejtonte ai u gjetën mbi 53 mijë Euro, 6 celularë dhe disa veshje që ata po tentonin t’i fusnin në vendin tonë, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Në lidhje me këtë ngjarje është proceduar penalisht edhe një 29-vjeçar nga Lapraka që ushte shoferi alternativ i këtij furgoni.

Ndërkohë në një rast tjetër, po në portin e Durrësit, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 43-vjeçar që u kap me 1333 shishe me rreth 100 litra verë pa i deklaruar sipas ligjeve./tvklan.al