Sipërfaqe toke me vlerë 1.7 milionë euro është sekuestruar nga policia e Vlorës në bashkëpunim me prokurorinë, gjatë nj operacionit të koduar “Jala”. Toka është sekuestruar në dy zonat më të mira, në fshatin Vuno dhe Jalë.

Policia gjithashtu ka arrestuar Murat Hysenaj, 56 vjeç, banues në Vlorë.

Ai ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Nga hetimet ka rezultuar se 56-vjeçari kishte përvetësuar një sipërfaqe toke prej 17.000 m2 toke në fshatin Vuno dhe Jalë. Pronësinë e kishte bërë falsifikimit të dokumenteve./ tvklan.al