Fundjavë me gola për disa futbollistë të Kombëtares. Eros Grezda ishte shënues në fitoren 3 – 0 të Osijekut me Rudesh në javën e 19 të kampionatit kroat.

Ekipi i Grezdës me këtë sukses është në zonën e kupave të Europës në kuotën e 32 pikëve.

U rikthye të goli edhe Sokol Cikalleshi. Osmanlispori fitoi  3 – 0 me Alaniasporin për kampionatin turk dhe për këtë një ndihmë e dha edhe shqiptari. Cikalleshi realizoi golin e parë me 11-metërsh.

Tv Klan