Pas një konflikti të çastit, mes dy të rinjve, për motive ende të panjohura ka mbetur i plagosur një 26 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur tek ish”5 Heronjtë” në Shkodër rreth orës 16:40. Sipas njoftimit të policisë lokale i riu Adem Ademi është plagosur me armë zjarri në këmbë.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës. Policia ka ngritur disa pika kontrolli si dhe po bën krehjen e zonës për të identifikuar autorin. / tvklan.al