Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shkarkoi nga detyra dy punonjësit e saj Jolanda Mehfaja dhe Ledian Kolgjoka, të përfshirë në një rast korruptiv të denoncuar  në emisionin “Stop” të transmetuar në Televizionin Klan.

Drejtori dhe  Oficerja e Policisë Gjyqësore

në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Tiranë

përmes aferës korruptive favorizuan një biznes, që i shmangej detyrimeve doganore dhe tatimore në vlerën e 1.4 milion lekëve.

Landa OPGJ:

Një deklarim se si me këtë tepricë kreditore si ka operu me NIP-tin, sepse këto subjekte… 

Ky ka pak mospërputhje, rreth 1 milion e katërqind lekë të vjetra TVSH, që ka deklaruar më pak se sa i kanë ardhur në doganë”.

Në takimin e dytë të qytetarit me Oficeren e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Tiranë thuhet se për të mbyllur këtë dosje kërkohen rreth 80 mijë lekë.

Qytetari:

Afërsisht si shkojnë gjërat?

Landa OPGJ: “

Shhhh nuk bëj shifra këtu… 

Dosjen e kam unë… Po ashtu mendoje edhe ti…Hajde për mua je i lirë…”

Qytetari: Të enjten është e sigurtë që mbyllet?

Landa OPGJ: Sa t’i jap shefit unë.

Qytetari: Ke edhe 150 euro dhe 500 mijë lekë aty.

Në takimin e tretë përfshihet edhe Drejtori i Hetimit tatitimor Ledion Kolgjoka, i cili premton ta mbylli këtë dosje pasi ka marrë shumën e parave.

Drejtoria e Tatimeve të Tiranës shprehet se do të hetojë deri ku shkon kjo skemë korruptive.

Tv Klan