Kundershtitë mes Bashkisë së Tiranës dhe përfaqesuesve të shoqërisë civile për ndërtimin e këndit të lojërave në parkun e Liqenit Artificial kanë vijuar edhe këtë të dielë.

Një grup qytetarësh që kundërshton ndërhyrjen në park mbolli 100 fidanë në shenjë proteste për pemët e prera.

Ata u nisën nga parku Rinia dhe ndryshe nga herët e tjera nuk u penguan nga policia bashkiake, e vendosur përreth zonës ku është projektuar ngritja e këndit të lojërave.

Në të njëjtën kohë kur, po në parkun e Liqenit Artificial, kryebashkiaku Erion Veliaj organizoi një aktivitet me fëmijët e kryeqytetit, ku theksoi se këndi i lojërave do të jetë gati më 1 qershor dhe sfidoi shoqërinë civile.

Tv Klan