Qeveria ka shpenzuar me pak para gjatë vitit 2015 krahasuar me vitin 2014. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërise tregojnë se shpenzimet e buxhetiti të shtetit të ndara sipas 10 funksioneve krysore të qeverisjes në periudhën janar – dhjetor arritën në afro 436,4 ose 2.4 mld lekë më pak se një vit me parë.

Referuar shifrave rezulton se krahasuar me vitin 2014, në 2015 -tën qeveria ka ulur fondet për shërbimet e përgjithshme publike me -2.7 mld lekë; për arsimin me 1.6 mld lekë dhe  3.3 mld leke më pak kanë shkuar për shëndetësinë. Ulje fondesh kanë pësuar edhe strehimi dhe komoditetet e komunitetit, si dhe shërbimin e mbrojtjes.

Pjesa më e madhe e fondeve rezulton të ketë shkuar për mbrojten sociale ku përfshihen pensionet, pagesa për invalidët papunësinë, etj. Në këtë zë qeveria ka shpenzuar afro 1.1 mld  lekë më shumë krahasuar edhe me vitin 2014. Ndërsa rritjen më të madhe të fondeve  krahasuar me 2014-tën është shënuar për  ccështjet ekonomike të vendit me 7.1 mld lekë  më shumë. Në këtë zë përfshihen kryesisht investimet.

Rritje kanë pësuar edhe shpenzimet për rendin, sigurine publike dhe argëtim, kulture dhe çështjet fetare.

Tv Klan