Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të premte në një godinë të prokurorëve dhe gjyqtarëve në jug të Turqisë.

Ngjarja ka ndodhur qytetin e Viransehir, në provincën e Sanliurfa, e cila është në kufi me Sirinë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, që citon guvernatorin e provicës Gungor Azim Tunra, nga shpërthimi ka humbur jetën një fëmijë 3 – vjeçar ndërsa 15 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas guvernatorit, sulmi mësohet të ketë qenë me autobombë, megjithatë kjo nuk është konfirmuar ende nga policia.

Qytete të ndryshme të Turqisë janë goditur nga një seri sulmesh përgjatë vitit që lam pas.

Majin e shkuar, policia në Viransehir, një qytet me shumicë kurde e arabe, qëlloi për vdekje 4 persona, për të cilët zyrtarët thanë se ishin anëtarë të partisë kurde PKK. Gazeta pro qeveritare Yeni Safak tha se ata po planifikonin që të vendosnin bombë në një godinë qeveritare. /tvklan.al