Shpërthimi në Shkodër, zyrtare nga policia: Janë plagosur 8 persona

Policia e Shkodrës ka deklaruar zyrtarisht se nga shpërthimi me eksploziv kanë mbetur të plagosur 8 persona.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:45 në lagjen “Partizani”, ku në një motor të parkuar ishte vendosur sasia e lëndës plasëse.

Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur rëndë tre persona. Ata janë Lulzim Kulla 42 vjeç, D.M. 32 vjeç dhe G.C. 40 vjeç. Lulzim Kulla, që dyshohet të ketë qenë objekt i atentatit, po hipte në makinë kur shpërtheu tritoli. Ai është pronar i objektit dy katësh, para të cilit ishte parkuar motori me eksploziv.

Të tre këta të plagosur janë dërguar në Spitalin e Traumës. Ndërkohë, lëndime kanë pësuar edhe pesë persona të tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër dhe po punohet për zbardhjen e autorësisë së kësaj ngjarje. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Agjentët e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin. Në Shkodër kanë mbërritur dhe ekspertë të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe drejtuesi i FLO. /tvklan.al

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*