Thomas Strakosha ishte shpëtimtari i Lazio në sfidën për Europën me Atalanta. Pritjet e tij në të paktën 3 raste ishin përcaktuese që takimi i luajtur në stadiumin “Olimpico” të mbyllej në barazim 1 – 1. Lazio synon një vend në Champions League dhe dy takimet e fundit do të jenë vendimtare.

 

“Ndryshon pak klasifikimi, por dinim që Atalanta ishte një ekip i fortë. Ne dhamë gjithçka në fushë dhe se është 1 pikë me vlerë dhe duhet të mendojmë për ndeshjen me Crotone, të fitojmë atje”.

Për “Gazzetta dello Sport” mban gjallë shpresat e Lazio për synimin madhor duke u vlerësuar si më i miri në fushë me notën 8. Paraqitja e tij u vlerësua nga të dy trajnerët me Simone Inzaghi që pranoi se pika e marrë është falë portierit shqiptar. Kolegu i tij në Kombëtare dhe portieri i Atalanta, Etrit Berisha nuk pati shumë punë dhe mori notën 6.

Tv Klan