Shqipëria e humbi 2-0 ndeshjen me Italinë me gola të De Rossit dhe Immobile.

Në fushën e lojës kuqezinjtë luajtën si të barabartë dhe kishin rastet e tyre por në shkallët e stadiumit u ofrua shfaqa më e shëmtuar. Për shkak të hedhjes së tymueseve, me shumë mundësi nga tifozët shqiptarë, ndeshja u ndërpre për 9 minuta.

Ishte minuta e 57 kur arbitri slloven urdhëroi ekipet të hynin në dhomat e zhveshjes.

Ndeshja rifilloi por ritmi nuk ishte i njëjti.

Do të kish qenë një ndeshje për tu shënuar si nga më të mirat e Shqipërisë. Futbollistët e De Biasit e filluan takimin me shumë vrull duke shpresuar të gjenin të papërgatitur italianët. Rreziku i parë për portën e Buffon erdhi që në minutën e parë me Cikalleshin, goditja e tij kaloi fare pranë shtyllës.

Gjatë aksionit të një goditjeje dënimi Basha shkakton faull mbi Belottin dhe arbitri slloven akordon 11-metërsh që kthehet në gol lehtësisht nga De Rossi.

Shtatë minuta më pas Candreva kishte një mundësi për golin e dytë por Strakosha u tregua i vëmendshëm.

Kuqezinjtë u përpoqën të shënjestronin portën e Buffon me Roshin në minutën e 23.

Roshi ishte shumë aktiv edhe në të 33-tin

Në fund të pjesës së parë Strakosha u tregua sërish vendimtar në goditjen e Belottit. U përgjigj sërish Roshi në minutën e 45, por goditja ishte larg portës.

Rifillimi i ndeshjes pas ndërprerjes i shërbeu Italisë për të qenë më e qartë të sulme të cilat i rriti me kalimin e minutave. Në minutën e 71. Pas një aksioni të gjatë, Immobile gjeti golin e dytë.

Tv Klan