Eurostat: Ka më pak ndërmarrje shëndetësore

Shqipëria ka numrin më të lartë të të punësuarve në sektorin e Shëndetësisë dhe ndërmarrjeve private në këtë fushë, krahasuar me vendet e rajonit. Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria lë pas Greqinë, Italinë dhe Maqedoninë e Veriut, për numrin e lartë të të punësuarve në sektorin e shëndetësisë, në bazë të ndërmarrjeve që operojnë në vend.

Ndërsa në Europë, Shqipëria ndodhet në vendin e 23, nga 33 vende.

E ndërsa numri i të punësuarve në sektorin e shëndetësisë është i lartë, e kundërta ndodh me ndërmarrjet shëndetësore private apo shtetërore, të cilat janë shumë pak në Shqipëri.

Kështu sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria ndodhet në vendin e 30 nga 33 shtete në Europë, duke u renditur nga fundi dhe lë pas vetëm Maltën, Bosnje Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut.

Aktualisht në Shqipëri në sektorin shëndetësor shtetëror janë të 18 mijë mjekë dhe infermierë.

Sipas Eurostat, numri i bizneseve në sektorin e shëndetësisë dhe punës sociale të BE-së arriti në 2.3 milionë. Kështu sektori i shëndetësisë dhe punës sociale punësoi 13 milionë njerëz dhe ka gjeneruar 579.5 miliardë euro vlerë të shtuar.

Tv Klan