Grima: Synojmë të lemë dy ekipe pas, por do të tentojmë më shumë

Kombëtarja e femrave arriti fitoren më të thellë në historinë e saj duke mundur 5-0 Armeninë. Në sfidën kualifikuese të Botërorit më e mira në fushë ishte kapitenia Megi Doçi, e cila shënoi 2 gola dhe dha 2 asiste. Pas suksesit në takimin e luajtur në Tiranë, trajneri Armir Grima tregoi synimet për këto eliminatore.

“Synimi jonë është të lemë pas 2 ekipe në këtë grup, po do të mundohemi të bëjmë më shumë, pavarësisht se kemi kundërshtarë të fortë përballë që janë elita e futbollit të femrave”, tha Armir Grima.

“Kemi treguar që jemi në rritje dhe dimë të luajmë futboll. Në grup jemi 8 vajza që kemi kohë që luajmë bashkë”, u shpreh Megi Doçi.

Shqipëria ka 4 pikë në 3 sfidat e para dhe renditet në vendin e katërt. Ndeshja e radhës do të jetë të martën në fushën e Polonisë.

Tv Klan