Një raport i fundit  i Bankës Qendrore Europiane e paraqit Shqipërinë me performancën më të ulët të treguesve strukturore të ekonomisë në raport me vendet e tjera kandidate ne BE për vitin 2016-2017.

Rezultate të ulëta paraqiten për klimën e biznesit, zbatim kontratave dhe kontrollin e korrupsionit pas Kosovës.

Shqipëria bashkë  me Kosovën, në raport vlerësohen si një vend i vështirë për të marrë një hua bankare. Gjithashtu për vendin tonë vlerësim negativ jepet edhe për sundimin e ulët i ligjit çka bën që  kompanitë  të jenë të ekspozuara më shumë se në vendet e tjera në dhënien e ryshfetit kryesisht për të siguruar një kontratë qeveritare apo  një leje ndërtimi.

Edhe Borxhi bruto i qeverisë në raportin e Bankës Qendrore Europiane është më i lartë se mesatarja e BE dhe Rajonit.

Burimi : Klan Plus