Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Greta Koçi ka treguar më shumë detaje për jetën e saj personale dhe atë profesionale. Gjatë intervistës, këngëtarja ka treguar se bashkëshorti i saj është shqiptar dhe së bashku janë njohur në Austri.

Greta Koçi: Shpërngulja është definitive pavarësisht se unë në Shqipëri kam ardhur shpesh dhe do të vij. Karriera muzikore vazhdon pa shkëputje.

Rudina Magjistari: Ku ka ndodhur njohja, është shqiptar apo jo?

Greta Koçi: Dua të them se është shqiptar, e bën jetën këtu prej kohësh, dua thjesht të them që kam një bashkëshort të mrekullueshëm përkrah, kam një vjehërr dhe vjehrrë të mrekullueshëm që do të ja uroja çdo vajze. Jam e bekuar me shumë njerëz të mirë.

Rudina Magjistari: Ku jeni njohur?

Greta Koçi: Qendra është Austria.

Rudina Magjistari: Pra ka ndodhur aty në Vjenë, apo diku tjetër?

Greta Koçi: Nuk dua të zbuloj më shumë…

Rudina Magjistari: Cilat janë planet e tua, si e imagjionon veten tënde?

Greta Koçi: Po shijoj çdo moment, nuk kam menduar diçka konkrete, zgjerimi i familjes dhe fëmijët janë pjesë e planit, me rëndësi është se unë jam familjare dhe jam kaq e lumtur.

Rudina Magjistari: Mund të jetë kjo ndër dëshirat për Vitin e Ri?

Greta Koçi: Ti je gjithmonë parashikuese në emisionin tënd./tvklan.al