Ky filmim tregon momentet kur lideri në arrati i Hamasit, Ismail Hanije njoftohet për vrasjen në një sulm izraelit të 3 djemve dhe 4 nipërve e mbesave të tij në Gaza.

Hanije ruan gjakftohtësinë i ngushëlluar nga martirizimi i tyre në mesin e luftës së përgjakshme izraelite, me të cilën po përballen palestinezët në Rripin e Gazës, prej mbi 6 muajsh. Shpreh lutjen vetëm që Zoti t’I lehtësojë dhe vendos të mos e ndërpresë axhendën në zyrën e tij në Doha të Katarit.

I përmban emocionet edhe kur komunikon me liderë vendesh partnere me organizatën e tij si në këtë moment kur flet me presidentin turk Rexhep Taip Erdoan, i shpreh ngushëllimet. Automjeti me të cilin udhëtonin Azemi, Amiri dhe Mohamedi dhe 4 fëmijët e tyre u godit nga raketat izraelite ditën e Fiter Bajramit. 

Tv Klan