I ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ripërsëriti se janë rreth 40 grupe të strukturuara kriminale që operojnë në vend, anëtarët e të cilëve janë identifikuar nga autoritetet. Ministri zbuloi mënyrën si funksionojnë këto grupe.

“Natyrisht nuk janë grupe të strukturuar në nivelin e një organizate kriminale. Në nivelin e një organizate janë shumë pak. Rasti më ekstrem shkon deri në 20 veta. Grupet e strukturuara kriminale janë që kanë një strukturë, k

anë një drejtues, një organizim të brendshëm. Kur janë grupe të mirë strukturuara kanë dhe hierarkinë brenda grupit. Ka vendimmarrje të qartë dhe ka në rolin e drejtuesit, anëtarëve, ekzekutorëve

“.

Kryesisht këto grupe, sqaroi Ministri, merren me trafik të lëndëve narkotike.

“Grupet tona, përgjithësisht rreth 53 përqind janë në fushën e narkotikëve. Rreth 11 përqind janë në fushën e trafiqeve të ndryshme. 18 përqind janë për krimet e rënda dhe rreth 20 përqind janë në fushën e krimit ekonomik dhe financiar”.

I dini anëtarët e këtyre grupeve?

“Sot po”.

Përse nuk i arrestoni?

“Midis dyshimit, gjurmimit, sigurimit të provës, hetimit është një rrugë e gjatë. 

Për shembull, grupi që doli sot në mediat, bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe asaj italiane ka muaj dhe vite që hetohet.

Këto nuk janë grupe që kanë lindur sot, ka prej tyre që kanë 20 vjet aktivitet kriminal në vend”.

Pyetjes së drejtpërdrejtë të gazetarit Blendi Fevziu, nëse kryetari Bashkisë së Elbasanit është i lidhur me grupe të strukturuara kriminale, Xhafaj iu përgjigj:

“Nëse kryetari i bashkisë së Elbasanit apo një bashkie tjetër apo një politikan konkret do të ishte në dijeninë time, apo të policisë që është i përfshirë dhe për të ka prova konkrete, unë besoj se sot do të duhej të ishte minimalisht nën hetim”.

Xhafaj konfirmoi mbrojtjen e veçantë që po i bëhet kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. /tvklan.al