Thonë që mushkonjat shkojnë pas atyre që e kanë gjakun e ëmbël. Por në të vërtetë për secilin prej nesh janë të padurueshme. Ndaj ne iu sjellim një zgjidhje për të larguar mushkonjat. E kjo është krejt natyrale.

Çfarë ju duhet: Kavanoz qelqi, limon, lime, ujë, rozmarinë e freskët, qirinj, vajra aromatizues

Si ta përgatisni: Prini limonin dhe lime-in në feta të holla dhe vendosini nga dy në çdo kavanoz. Shtoni dy degë të vogla rozmarinë. Më pas mbushni me ujë kavanozin dhe shtoni 10 pika nga çdo vaj aromatizues. Në fund vendosni qiririn e vogël dhe gjithçka është gati. /tvklan.al