Tirana barazoi 2 – 2 me Skënderbeun në takimin e javës së 25 të Superligës.

Tifozët në stadiumin “Selman Stërmasi” ishin më të shumtë, pasi klubi lejoi hyrjen falas në tribunën përkarshi, por aty nuk ndodheshin ultrasit, të cilët vazhdojnë bojkotin.

Ede shënoi për kryeqytetasit në fillim të takimit, por Salihi barazoi me 11-metërsh pak minuta më vonë.

Tirana kaloi sërish në avantazh me Hoxhallarin në fundin e pjesës së parë. Mbrojtësi bardheblu shënoi me goditje dënimi.

Salihi rivendosi barazimin në minutën e 59’, duke shmangur humbjen. Pavarësisht rasteve të tjera nuk pati ndryshim rezultati.

Ky barazim e ngjit Skënderbeun përkohësisht në krye të renditjes në kuotën e 49 pikëve./Tv Klan