Skënderbeu mori përkohësisht kreun e renditjes në pritje të rezultatit të takimit Kukësi – Partizani.

Fitorja 1 – 0 në fushën e Vllaznisë i dha 3 pikët ekipit korçar. Sfida u vendos nga goli i Latifit në mesin e pjesës së dytë.

Luftëtari barazoi 1 – 1 me Laçin në sfidën e javës së 23-të të Superligës. Ekipi gjirokastrit e mbylli pjesën e parë në kryesim, por në të dytën ai kurbinas barazoi.

Laçi luajti prej minutës së 75’ me një futbollist më pak, pasi Lushnja mori të verdhin e dytë.

Në takimin tjetër të ditës së shtunë Teuta fitoi 1 – 0 me Korabin e vendit të fundit. Durrsakët me këtë rezultat largohen më shumë nga zona e rënies edhe pse duhen ende pikë për të siguruar mbijetesën.

 Të dielën do të zhvillohet përballja më e rëndësishme e javës, Kukësi – Partizani, ndërsa java mbyllet me sfidën Tirana – Flamurtarin në “Selman Stërmasi”./Tv Klan