Markos Alonso është shpëtimtari i Çelsit në ndeshjen e javës së dytë të Premier Ligës. Futbollisti spanjoll shënoi golat në suksesin 2 – 1 me Totenhamin.

Alonso kaloi në avantazh që në pjesën e parë, por më pas rezultati u barazua për shkak të një autogoli. Çelsi siguroi fitoren me një tjetër gol në minutën e 88’.

Ky është triumfi i parë në këtë kampionat pasi në takimin e parë u mund nga Bërnli./Tv Klan