Armando Sadiku është bashkuar me Luganon në Kornaredo ku po zhvillohet faza pwrgatitore. Sulmuesi i Kombëtares është kthyer te kjo skuadër pas 3 vitesh dhe pranoi në një intervistë për televizionin zviceran se ishte një zgjedhje e duhur në momentin e përshtatshëm edhe për të.

Armando Sadiku (Futbollist i Luganos): “Mendoj se ishte momenti më i mirë edhe për mua. Presdienti i klubit më kërkoi disa muaj më parë, para se të vinte Paolo”.

Sadiku u shpreh i kënaqur që do të ketë trajner Paolo Tramezzanin dhe do të punojë me të te Lugano. Ai e vlerësoi ish-ndihmësin e De Biasi si të duhurin për këtë ekip. Sulmuesi shqiptar i ardhur në huazim nga Zurich foli edhe për pritshmëritë.

Armando Sadiku (Futbollist i Lugano): “Vij nga një dëmtim që më la për disa kohë larg fushave. Unë dua të stërvitem dhe të gëzoj të gjithë këtu në Lugano. Mund të bëjmë shumë mirë dhe mbijetesa do të arrihet si objektiv”.

Armando Sadiku zhvilloi stërvitje i veçuar për të të parë gjendjen e tij fizike. Ndeshja e parë zyrtare e Lugano do të jetë më 4 shkurt në fushën e Basel./ TV KLAN