Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Ja çfarë të bën alkooli, qytetarit i rritet përgjegjshmëria

Një qytetari i dehur ndjek rregullat e qarkullimit rrugor, edhe pse në këmbë, sapo sheh ngjyrat e kuqe dhe jeshile. Një tjetër qytetar ka shkruar si reklamë në makinën e tij “babai i radiatorëve”.


“E donte për të vrarë veten, i dashuri bënte shenjë”, produkti i ndaluar në treg

“Fute në salsiçe që mos ta nuhasë”, fostoksina tregtohet lirshëm në farmacitë bujqësore

Në farmacitë bujqësore, fostoksina është e ndaluar me ligj të tregtohet. Por kjo nuk i pengon aspak tregtarët që ta shesin atë. Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan ishte në Kuçovë, Shkozë, Paskuqan e Kamëz për të blerë fostoksinë. Kudo fostoksina e ndaluar u ble lehtësisht me arsyen se duhej për të helmuar qentë.

Farmacistët madje kanë këshilluar edhe për përdorimin duke e futur në salsiçe që të mos e nuhasë qeni.

Farmaci bujqësore – KUÇOVË

Qytetari: Ke ilaçe për qen? Kam ca te shpia.

Shitësi: Për të helmuar?

Qytetari: Po!

Shitësi: Vetëm me fostoksinë mund të bëhet.

Qytetari: Me çfarë?

Shitësi: Fostoksinë. E ke parasysh? E njeh? Janë tableta ato, të blesh salsiçe dhe t’ia futësh brenda, tak, që ta hajë, se kështu i merr erë. T’ia bësh, do marësh salsiçe, fute brenda, që të mos ashtu ai! E kupton?

Qytetari: Po!

Shitësi: Dhe hidhe ta hajë! E hëngri, shkoi në p*** të s’ëmës ai. Po ja dy kokrra do të jap unë, çi do ti, se 1 mijë lekë bëjnë, se më shumë s’ke ç’i do. Më kupton?

Qytetari: Po çi dua unë, s’do vras veten.

Shitësi: (Qesh) Se mo i harron në makinë!

Qytetari: Jo!

Shitësi: Se janë shumë helmues këta. E more vesh? Fute brenda në salsiçe dhe hidhja!

Qytetari: Rrofsh! Faleminderit!

Shitësi: Mirupafshim!

Farmaci bujqësore – PASKUQAN

Qytetari: Kam ca qen aty te shpia dhe dua t’i helmoj!

Shitësja: Më hap helmues për kafshët është ky.

Qytetari: Ok! Edhe si t’ia bëj tani?

Shitësja: Ia hedh aty tek, tek buka ose te gjella! Ose në qoftë se do me ia hedh aty te sallami!

Qytetari: Hë..

Shitësja: Më mirë merr këtë copën e…, që është si tip çokollate, futja aty mes sallamit edhe ta hajë! Kjo është, kjo 1500-nd është si tip paste kjo edhe kjo i koagulon gjakun. Po gjynahet do t’ia bësh ti! 1500-nd. Përdorimi është futja në mes sallamit, që mos ta kuptojë, mes sallamit dhe futi pak nga kjo! Është, janë nja 3 bustina ato./tvklan.al

“Donte të vriste veten, dashnori ma bënte me shenjë”/Veterineri shet produktin e ndaluar: Mos ia trego kujt se më more në qafë!

Përgjatë hetimit të emisionit “Stop” në Tv Klan në disa farmaci bujqësore në Kuçovë, Shkozë, Paskuqan e Kamëz mbi tregtimin e fostoksinës, rezultoi se ky produkt i ndaluar ligjërisht shitet lirshëm në këto pika. Në një rast, një veteriner në Kamëz tregon se ka ardhur edhe një grua për ta përdorur fostoksinën për vetëvrasje, ndërsa i dashuri i saj i bënte me shenjë të mos ia jepte.

Farmaci bujqësore – KAMËZ – TIRANË

Qytetari: Kam nja dy qen rrugaçë atje. Dua noi ilaç, t’i helmoj!

Veterineri: I vetmi ilaç, që disponoj, është një kokërr, fostoksinë quhet. Do marrësh të paktën 3 kokrra!

Qytetari: Hë, hë…

Veterineri: Fostoksinë kokërr!

Qytetari: Po!

Veterineri: Do ia futësh në qese me suxhuk, me sallam, a me salsiçe, a ku di unë!

Qytetari: Po!

Veterineri: Do i lësh nja 4-5 ditë!

Qytetari: Po!

Veterineri: Ato 3 kokrra do i heqësh nga qesja, që do të jap unë! Do i lësh, mbas 4-5 ditësh, do e marrësh mishin dhe do i gjush atyre qenve, që vijnë aty. Nuanca që çliron, ato i futen ushqimit dhe i helmojnë ato. Aman për këtë Zot, as mos ia trego kurrkujt, se më merr më qafë! Të lira, po mos i prek me dorë! Më kanë ardhur femra këtu. Më kanë ardhur këtu, më kanë thënë dua fostoksinë. Përse e do, i kam thënë unë. Për ça e du,tha, du me mbyt veten. Dashnori i saj aty i prekte kryet në derë aty. Dashnori i saj ma bënte me gisht “mos ia jep”./tvklan.al


Denoncimi, ç’po ndodh me veprën e De Radës, zhduket nga qarkullimi

Agron Dalipaj, gjuhëtar dhe studiues, thotë se De Rada është censuruar nga institucionet, pasi botimi i kolanës së veprave të plota të tij, nuk gjendet në asnjë librari. Ne u ndalëm në Bibliotekën Kombëtare, ku punonjësja na thotë se ka vetëm një kolanë të vitit 2014 dhe një studim të De Radës, i përkthyer në vitin 2020.

“Stop” shkoi edhe në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë, ku na u vunë në dispozion pjesa e parë e veprave letrare të De Radës nga kolana e Ministrisë së Kulturës. Në Akademinë e Shkencave pranë Bibliotekës u tha se botimi është bërë mes Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë e Kosovës dhe është dhuruar.