Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

“Zgjimi” i Lulzim Bashës, kur të duket katrori i rrumbullakët… 

Kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha, është rikthyer me lëvizjet politike. Ai ka ulur në një tryezë faktorët opozitarë, bashkë me të cilët edhe ish-presidentin Topi, apo Spartak Ngjelën. Basha tha se tryeza është e rrumbullakët, pavarësisht formës së saj me 4 brinjë.

Çudia, konvikti me 16 punonjës e 0 nxënës, u investuan 21 milionë lekë

21 milionë lekë të investuara në konviktin ‘fantazmë’, “Stop” gjen 16 punonjës e 0 nxënës

Emisioni “Stop” në Tv Klan uhdëtoi drejt fshatit Tamarë, në njësinë administrative Kelmend. Përveç gjithë elementëve pozitivë të natyrës, në Tamarë ka edhe problematika. Në këtë fshat ndodhet një konvikt për të gjithë nxënësit e fshatrave përreth, të cilët duan të shkollohen në shkollën e Tamarës.

Por kujt i shërben ky konvikt? Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një informacion, se në këtë konvikt janë të punësuar plot 8 punonjës: një kujdestare, një magaziniere, një sanitare, një punonjëse mirëmbajtjeje dhe 3 roje.

Këta punonjës marrin rrogën për një godinë boshe pasi sipas informacioneve në këtë konvikt nuk fle asnjë nxënës.Drejtoresha e shkollës Tamarë thotë se shërbimi i konviktit funksionon dhe është në dispozicion. Sipas saj në konvikt flenë 16-17 nxënës.

Drejtoresha e shkollës Tamarë: Shërbimi i konviktit funksionon dhe është në dispozicion. Janë të regjistruar. Marrin edhe vaktet, ushqehen. Një pjesë e tyre flenë, por një pjesë preferojnë, që të kthehen. 16-17 nxënës flenë këtu.

Në një dokument të afishuar tregohen oraret e veprimtarive të ndryshme të nxënësve dhe në orën 14:00 është dreka. Në orën 14:00 nuk kishte asnjë nxënës. Pasi mbaruan mësimin, vetëm 4 nxënës u ngjitën në konvikt dhe pas 10 minutash dolën sërish dhe morën transportin për në shtëpinë e tyre.

Kujdestarja e konviktit: Unë po bëj aty 12 vite. Me thënë të drejtën, aty është një konvikt i vogël dhe nuk është se kemi një numër të madh nxënësish. Afërsisht ka variuar 15-20.

Gazetarja: Aktualisht sa nxënës flenë në këtë konvikt?

Kujdestarja e konviktit: Flenë shumë pak, më thënë të drejtën e sidomos, kur është koha e keqe dhe është shi, nuk i lënë prindërit, i marrin. Ja, sot më thanë i morën, se ishte shumë shi.

Gazetarja: Tani gjatë dimrit që ka qenë koha me shi apo  e keqe, nxënësit nuk kanë qëndruar fare?

Kujdestarja e konviktit:  Jo se s’kanë qëndruar fare, por kanë qëndruar shumë pak, kurse drekën e hanë. Çdo ditë kemi nxënës në konvikt. Për t’u ushqyer, ushqehen çdo ditë.

Në tabelën e brendshme për personelin shkruhen oraret e punës. Në të shkruhet se konvikti ka 3 roje.

Kujdestarja e konviktit: Për Zotin, të them të drejtën, për atë pjesë të më pyesësh mua, nuk mund të them se çfarë ruajnë. Thjesht i kanë caktuar që të punojnë nga 8 orë me turne.

Gazetarja: Ju jeni kush?

Roja: Roja!

Gazetarja: Edhe ju jeni punonjëse këtu në konvikt?

Punonjësja: Po!

Gazetarja: Ju ishit kuzhiniere dhe…?

Punonjësja: Magaziniere!

Gazetarja: Po ju çfarë magazinoni?

Magazinierja: Hyrjet dhe daljet (e nxënësve).

Gazetarja: Sa punonjës jeni në total?

Punonjësja: Kaq jemi këtu për momentin.

Gazetarja: Pra, një, dy, tre, katër punonjës jeni për momentin?

Punonjësja: Po! Në total janë edhe të tjerë.

Gazetarja: Sa nxënës flenë këtu në konvikt?

Punonjësja: Tek 14-15, që flenë zakonisht.

Edhe pse nuk ka nxënës konviktorë, sërish bashkia e Malësisë së Madhe ka investuar në këtë konvikt plot 21 milionë lekë të vjetra, por kushtet aty janë skandaloze.

Gazetarja: Nxënësit flenë direkt në dyshek?

Punonjësja: Jo, po ngaqë ishte e hënë sot dhe i hoqëm carcafët që të laheshin dhe nuk kishte drita dhe ngelën ashtu.

 Gazetarja: A është rikonstruktuar kohët e fundit konvikti?

Kujdestarja: Kohët e fundit, po! Kanë pasë bërë këto, pjesën elektrike, mbase ato llampat e ato gjërat. Unë nuk e di, të jap informacion të saktë, se sa ka qenë a si, por e kanë bërë një lloj rikonstruktimi.

Gazetarja: A keni ju fond që të furnizoheni me ushqime?

Kujdestarja: Ata kanë një normë ditore, nxënësit dhe e kanë fiks. E vogël është, por e kanë një 2 mijë lekësh në ditë./tvklan.al

17-vjeçarja humbi jetën në aksident, dyshimet e nënës dhe hetimet

17-vjeçarja humbi jetën në aksident, hetimet vijojnë zvarritjen pas 5 vitesh

Në 21 qershor 2021 emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denoncimin e zonjës Alketa Duro. Ajo tregoi manipulimin e aksidentit që i mori jetën vajzës së saj 17-vjeçare Ana. Ngjarja ka ndodhur në 15 mars 2019 në plazh Borsh. Dy të rinjtë, e bija dhe i dashuri,  ishin me makinën e familjes së vajzës pasi familjet  ishin në dijeni të lidhjes së Anës me të riun Roberto Dhuli.

Atë pasdite rreth orës 17:00 makina del nga kontrolli dhe bie në një kanal kullues në anë të rrugës, duke shkaktuar humbjen e jetës për 17-vjeçaren, ndërsa djali shpëton. Çështja e aksidentit Borsh duhej të hetohej nga Prokuroria e Vlorës, por në mënyrë të çuditshme, këtë dosje e mori Saranda, prokurori Lorenc Mërkuri. Ky i fundit pas 4 ditësh e mbylli dosjen duke bërë fajtore viktimën. Hetimi u shkatërrua pa filluar, pasi trupit të të ndjerës nuk iu bë autopsi për të kuptuar shkaqet e vdekjes.

Apeli i Gjirokastrës evidentoi të gjitha këto mangësi. Çështja e aksidentit Borsh u trajtua si lojë ping-pongu, duke kaluar në Sarandë, Gjirokastër,Vlorë e Tiranë. “Stop” ka mësuar, se së fundmi çështja ndodhet në Vlorë, në dorë të prokurores Flora Çela. Sot pas dy vitesh, nëna e të ndjerës 17-vjeçare kërkon sërish drejtësi, pasi prokuroria Vlorë nuk ka ecur fare me çështjen e aksidentit./tvklan.al