Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

“Gratë kanë 7 shpirtra”, ç’mendojnë qytetarët për jetëgjatësinë në vend


Një studim i fundit tregon, se gratë në Shqipëri jetojnë më shumë se burrat. Për këtë ne kemi pyetur qytetarët e Tiranës, të cilët kanë mendime të ndryshme mbi arsyet e këtij rezultati.Shumë prej përgjigjeve të të intervistuarve do t’ju gajasin.

“Isha te bebi, u vonova”, infermierja shet raki në market në orar pune


Në fshatin Vllahinë të Vlorës dy bashkëshortët, Klemend dhe Laureta Danaj, me profesion infermierë, nuk i shërbejnë pacientëve dhe punës së shtetit. Gjatë orarit zyrtar, ata i gjen në bizneset e tyre po në këtë fshat, ku banojnë edhe vetë. Ne ishim në qendrën shëndetesore, ku drejtori tha, se cifti Danaj është në punë. Por në të njejtën kohë, ata u filmuan duke bërë pazar për tregtimin e verës e pijeve të tjera alkoolike në marketin e tyre.E thirrur me telefon nga drejtori, infermierja Laureta Danaj, tha, se ishte tek një fëmijë, por titullari, pasi u njoh me gënjeshtrën,tha, se ndaj ciftit të infermierëve do të merret masa e paralajmërimit për pushim nga puna.

“E gjejmë, po bën një djall e gjysëm”, ilaci për tumorin e mitrës veç në privat


Një qytetare e diagnostikuar me kancer mitre, apo ovarian të avancuar në Turqi, thotë, se ka nisur trajtimin me medikamentin Lynparza. Kur është kthyer në Shqipëri, është drejtuar në shërbimin e onkologjisë, ku i kanë thënë, se nuk e disponojnë këtë medikament. Sot ajo detyrohet të shkojë jashtë dhe ta blejë, pasi nuk mund të ndryshojë protokollin.Ne i drejtohemi shërbimit onkologjik në QSUT, ku na thonë, se nuk e kanë fare të regjistruar ilacin në fjalë.Por nga ana tjetër, në farmaci private na shpjegojnë, se mund ta gjejnë këtë medikament, që sipas farmacistit kushton një djall e gjysmë.

/tvklan.al