STOP – EMISIONI 48 (SEZONI 3)

Emision: 09.11.2017


Masat ndaj biznesit të skrapit si seri telenovele turke.
Një tjetër kontroll dhe një tjetër gjobë për biznesin e skrapit me leje aktive mjedisore dhe biznesmenin Jani Lena, që ushtron aktivitetin në Vaqarr.Pas transmetimit në “Stop” të rastit abuziv, zyrtarët e shtetit nuk janë ndalur, edhe pse paguhen, që të rregullojnë e mbështesin aktivitetin e ndershëm ligjor.Më pas transmetohet një video, ku duket një mjek, i cili pavarësisht shqetësimit të pacientit, i kërkon këtij të fundit, të presë, derisa mjeku të përfundojë me nge kafenë…?!

Inspektoriati mjedisor Gjirokastër, Thimjo pezullon punonjësit për motive personale.
Pak kohë më parë “Stop” transmetoi problematikën dhe shkeljet nga ana e Kristaq Thimjos, kryeinspektor i Mjedisit në Gjirokastër. Ai u akuzua për vjedhjen e 6.5 milionë lekëve të vjetra dhe u dënua me vlerën e një USB-je.Sot Saimir Zenaj, inspektor nën varësinë e Thimjos, që në vitin 2014,tregon se është pezulluar pa të drejtë nga puna, për shkak të një guroreje në Dervician dhe presionit të drejtorit, që ajo të gjobitej me hir a me pahir. Zenaj thotë, se subjekti në fjalë, ishte me autorizim nga bashkia, ndaj dhe grupi i inspektimit nga Inspektoriati i Mjedisit, nuk mund të merrnin masë për të, për më tepër, që cështjen e mori në dorë prokuroria.Në këto kushte, Kristaq Thimjo u jep paralejmërim me shkrim dy inspektorëe dhe pezullon Saimir Zenajn.

***

Inspektori Puravelli- Unë inspektor jam vetë, me autorizim në cdo gjë.
Gazetari-Po jo në cdo gjë nuk vete ti, se po të jetë dicka e kundra ligjshme, mban ti pastaj, më kupton…,mund të përdorë si levë.
Inspektori Puravelli- Unë s’jam jurist. Gjithsesi i ka ai, se është i autorizuar, unë jam i autorizuar.
Gazetari- Po për cfarë arsyeje? Për të tërhequr dosjen nga Gjykata e Apelit Gjirokastër?
Inspektori Puravelli- Jo ore, cfarë…
Gazetari- Po për cfarë?
Inspektori Puravelli-Cfarë dosje? Unë s’kam fare punë me dosjen.
 
***
Kryeispektori.
Kristaq Thimjo- Pa më ardhur mua c’emërimi, kam kompetencat dhe tagrin ligjor, të veproj sipas ligjit. N.q.s, e shkel ligjin dhe rregulloren, atëherë përgjigjem unë.
Inspektori – Atë shkresën, do ta bësh njëcikë sipas ligjit…lexo ligjin e kullotave dhe shiko si veprohet.
Kryeinspektori Kristaq Thimjo- E di, kullotat të them unë…
Inspektori – Po lexoje aty dhe pastaj nxirr konkluzionet… Jo mo, vetëm ti je i zgjuar, ne të tjerët jemi budallenj. Lexo ligjin!
Kryeinspektori Kristaq Thimjo-Mos më fol mua kështu…!
Inspektori – Po pse, ti do na flasësh neve kështu?
Kryeinspektori Kristaq Thimjo- Ty të flas! Pse s’ke bërë detyrën?
Inspektori – Kush nuk ta ka bërë detyrën? Po ato cfarë janë? Cfarë i ke ato në dorë?
Kryeinspektori Kristaq Thimjo- Zero!
Inspektori – Po mirë mo, cona në burg neve! Po ashtu, do vesh ti.
Kryeispektori Kristaq Thimjo-Do vete unë, pse mos vete? Për atë luftoni juve.
Për grupin, që ka qënë në inspektimin e deritanishëm, vihet masa e revokimit . Për z. Devolli dhe z.XX, ka vëretje me shkrim për komunikim dhe sjellje jo të moralshme dhe të etikës me kryeinspektorin. Kurse për Saimir Zenaj pezullim nga detyra.

Zavalinë-Elbasan, stomatologu “shkul” dhëmbë në kushte stalle.
Një qytetar denoncon në “Stop” kushtet skandaloze të një klinike dentare në Zavalinë të Elbasanit, duke e shoqëruar këtë denoncim me video amatore. Gazetarja e emisionit shkon të vërtetojë, nëse kushtet e klinikës së Nazif Rrëshkës ishin vërtetë, si të një stalle. Edhe vetë Nazif Rreshka pranon, se ajo që shohim, nuk mund të quhet klinikë dentare, por ai thotë, se vetëm merr masa për dhëmë të përkohshëm.Si të mos mjaftonte kjo, Rreshka pohon, se nuk ka as licensë e as nipt.Muhamet Derstila, president i stomatologëve të rajonit jug-lindor, thotë, se Rreshka nuk është i regjistruar pranë Urdhrit të Stomatologut dhe për këtë këtë është vënë në dijeni Inspektoriati Shëndetësor për procedim disiplinor.

Kategori
STOP
0 Komente

Përgjigju

*

*