STOP – EMISIONI 63 (SEZONI 3)

Emision: 30.11.2017


Natë e bardhë në Tiranë.
Tirana festoi mbrëmë për të disatin vit Natën e Bardhë. Renaldo ka realizuar intervista me qytetarë, të cilët kanë dalë në orët e vona të shijojnë një atmosferë ndryshe të kryeqytetit. Më pas trajtojmë cështjen e malit të dosjeve që presin të shqyrtohen në Gjykatën e Lartë. Mesatarisht, që një cështje të merret në shqyrtim nga Gjykata e Lartë, kërkon nga një vit e gjysmë në tre vjet.

Shkodër, afera dhe shkeljet e prokurorisë e gjykatës rrezikojnë 21 familje.

21 familje rrezikojnë të dalin në qiell të hapur për shkak të një vendimi gjyqësor, që i detyron ata të lënë ambientet e ish-gjeologjisë, për llogari të familjes Kojxhia.

Por banorët pretendojnë se gjithçka është bërë mbi akte trashëgimie të falsifikuara.

Emisioni “STOP” konstatoi se testamenti dhe akti i trashëgimisë nuk ekzistojnë në zyrën e noteres dhe kjo e fundit e pranon këtë fakt.

Edhe në zyrat e AKPP provohet parregullsia, por shkeljet vijojnë edhe në Prokurorinë e Gjykatën e Shkodrës, që ia hedhin fajin njëra-tjetrës.

Pas veprimeve përmbarimore në vitin 2016, 21 familje iu drejtuan gjykatës me një padi dhe një sigurim padie. Në nenin numër 204 thuhet se gjykata duhet të shprehet brenda një afati kohor prej 15 ditësh, por Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, pas 2 vitesh e gjysmë, ende nuk e ka bërë.

Gazetari i emisionit “STOP” komunikoi me kryetarin e gjykatës, i cili u shpreh se gjyqtarja ka kryer një shkelje, ndaj do të raportohet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Unë menjëherë hap sistemin, e kontrolloj, thërras gjyqtaren, i them: ‘Ç’është kjo punë?’

Sepse e zemë, në thonjëza, nëqoftëse gjyqtarja ka qenë në spital dy javë, unë s’mund t’i them që ka shkelje.

Por ama, nëqoftëse gjyqtarja ka qenë dy javë në punë, ka bërë 50 gjyqe e nuk ka marrë masë, atëherë unë i them. Unë të njoftoj që unë e konsideroj shkelje të rëndë të disiplinës në punë të mos shqyrtosh këtë gjë dhe unë jam i detyruar që të raportoj direkt në KLD dhe të thërras inspektimin për këtë lloj dosje, sepse kam një ankesë të qytetarëve.”

Familjet ankohen për këtë padrejtësi që iu është bërë. Ata tregojnë që pronat i kanë marrë para shumë vitesh, por tani pretendohet se pronari i atyre është Nikolin Kojxhia, i cili i ka trashëguar nga familja e tij.  

Gazetari i emisionit “STOP” i drejtohet noteres në lidhje me aktin e trashëgimisë së Kojxhiajt, e cila tha: Dëshmi trashëgimie nuk ka se janë djeg në trazirat e Marsit. Nuk ka as akte, as regjistra”.

Por Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vërtetuar se ky akt i pretenduar i trashëgimisë është i pasaktë.

Juristja  ATP – Te Zefi, që është origjina e pronës.

Del: Mark, Shtjefën, Ed, Luigj, Pjetër, Lina.

Kalojmë tek tjetra.

Edi ka vdekur, ka lënë: Markun, Luigjin, Pjetrin, Linën.

 Pra: Mark, Shtjefën nuk është.

Gazetari – Nuk e kemi.

Juristja  ATP – Zhduket rrugës.

Dalim tek Pjetri, ka lënë…Luigjin dhe Linën. Zhduket Marku dhe normalisht në dëshminë e trashëgimisë, duke qënë se unë jam juriste. Në dëshminë e trashëgimisë, duhet të jetë që kur është i paravdekur s’ka lënë fëmijë etj. etj

Kjo çështje kaloi gjithashtu në Prokurorinë e Shkodrës, nga ku avokatja Besiana Sadikaj na tregon vendimin numër 170/1, të datës 09.12.2016, që ka marrë prokurori Arbën Smaçi në bazë të hetimeve që janë kryer.

Në mungesë të regjistrave të noteres, pasi janë djegur, nuk mund të bëhet saktësimi nëse dëshmia e trashëgimisë është pasqyruar në regjistrin përkatës, rregullisht. Por vihet re qartë fakti se trashëgimtari Mark Lufi është hequr nga rradha e trahsëgimtarëve (ishte një radhë më lart dhe pa vdekur, hiqet tek radha më poshtë). Po kështu nuk janë marrë në konsideratë nga noterja, bashkëshortja e Luigj Lufit dhe kunata e tij, gruaja e njërit prej vëllezërve (nuk kemi arritur të sigurojmë të dhëna se gruaja e cilit vëlla ka qenë). Këto fakte janë të mjaftueshme për ta bërë këtë dëshmi trashëgimie një akt përmbajtje të pavërtetë.

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, më datë 14.05.2013, i ka caktuar prokurorit Smaçi të hetojë mbi këtë çështje, gjë që ky i fundit jo vetëm që nuk e ka bërë, por edhe e ka pushuar.   

Një prej familjarëve të prekur nga kjo çështje rrëfen se është abuzuar shumë nga gjykatësit dhe numëron disa prej shkeljeve që kanë kryer.

“Kemi qenë me gjyqtaren Izabela Radovani. Kjo gjyqtare ka treguar një mungesë etike me ne vazhdimisht. Gjyqet nuk janë zhvilluar nëpër salla, por në zyrën e gjyqtares. Ishte justifikimi, në atë kohë thonin që nuk ka audio.”

Duke marrë shkas nga ankesa e qytetares, gazetari i emisionit “STOP” komunikoi me gjyqtaren Izabela Radovani.

Gazetari – Pretendojnë që shumica e seancave, përveç të fundit, janë bërë në zyrë, në zyrën tënde.

Gjyqtarja Izabela Radovani – Është me ligj ajo, që ne në zyrë i kena ba.

Gazetari – Është me ligj.

Gjyqtarja Izabela Radovani – Ban me  i pa proceset, ku unë jam detyruar me thërrit policinë, në salla i kam bo, jo në zyra.

Por kur prokuroria s’e merr, çfarë ka me ba gjykata?! Kur thojnë që një institucion, që i thotë gjykata, sepse janë ato, që kanë ba shitjen e pronës, çfarë ka gjykata këtu?!  Kam faj unë?! A mund të dal me faj, hajdute unë?

Gazetari – Ti analizo ato që të sillen!

Gjyqtarja Izabela Radovani – Po çfarë kam faj unë?

Çështja nuk do të mbyllet me kaq, pasi Saimir Kodra shprehet se është në pritje të fakteve që vërtetojnë pronësine e këtyre tokave.

Herraj, klasa kolektive e një mësues për shumë lëndë pak km nga Tirana.
Nxënësit e shkollës 9 vjecare Herraj në Kamëz bëjnë 2 kilometra cdo ditë nëpër një shteg dhish, për të arritur në shkollë.Por edhe kur mbërrijnë, orëve, që shpenzojnë atje, vështirë t’u thuash orë mësimi.Klasat janë të përziera dhe pak mësues japin shumë lloje lëndësh. Për lëndët e historisë,gjeografisë, edukatës shoqërore, edukimit fizik, vizatimit dhe muzikës nuk ka mësues me arsimin përkatës. Drejtoresha e shkollës,Liriana Tahirllari, thotë, se në shtator janë plotësuar mungesat, edhe pse, kjo nuk është aspak e vërtetë.Nga ana tjetër drejtoresha e ZA Kamëz, Ermioni Cekani thotë, se shkolla do të riparohet dhe problemi i mësuesve të munguar do të zgjidhet.

___

Audio-rregjistrim, gazetarja me Drejtoreshën e Shkollës 9 vjecare Herraj, Liriana Tahirllari:
 
Drejtoresha- Nga fillimi i shtatorit..tani janë plotësuar!
Drejtoresha- Mësuesi i Histori-Gjeografisë ka qenë Nevruz Topi. Eshtë emëruar në Zallherr, dhe ka ardhur mësuesi tjetër i Bio- Kimisë, që t’i plotësojë, se pesë orë janë ato!
Drejtoresha- Pregatiten mësuesit, pregatiten! Hajde një orë mësimi, na dëgjo!
Drejtoresha- Po!
Drejtoresha- Cfarë të them unë?

Kategori
STOP
0 Komente

Përgjigju

*

*