STOP – EMISIONI 88 (SEZONI 2)

Emision: 03.01.2017

Regjistrohet në shkollë pas 3 muajsh fëmija rom.
Fatbardha Nasufi i drejtohet emisionit “Stop”, pasi djali i saj 7-vjecar Sabian Nasufi, nuk është regjistruar nga drejtoria e shkollës “Gjon Buzuku”, për të filluar klasën e parë. Fatbardha pretendon, se kjo bëhet si diskriminim, për shkak të ngjyrës së lëkurës. Por nëndrejtoresha e shkollës e mohon një gjë të tillë. Pas këmbënguljes së “Stop”, Sabiani fillon vitin shkollor me 3 muaj vonesë.

Shkolla e Sukthit, sanitarja në të zezë prej 10 vjetësh.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar disa herë, se nuk do të tolerohet mospagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga ana e bizneseve private. Por edhe në institucionet shtetërore prej vitesh ka punonjës në të zezë. Qëndrime Dirmishi tregon, se prej 10 vjetësh punon si sanitare në shkollën e mesme të bashkuar në Sukth. Por ajo thotë se është e pasiguruar. Qëndrimes i ka vdekur bashkëshorti dhe me të ardhurat e saj modeste mban familjen, që përbëhet nga 2 fëmijë me probleme shëndetësore.Drejtori i shkollës Munir Kaca thotë, se i ka nisur shkresa të njëpasnjëshme njësisë administrative, për ta emëruar Qëndrimen, që është paguar nga bordi i prindërve. Ndërsa Avni Arifi, kryetari i njësisë administrative të Sukthit thotë, se është i ri në detyrë, do të njoftojë bashkinë e madhe të Durrësit, duke shpresuar ta zgjidhë më buxhetin e 2017-ës.

Kronkë me e zgjeruar:

Emisioni “STOP” që transmetohet në Televizionin Klan solli rastin e një sanitareje, e cila prej dhjetë vitesh punon në të zezë pranë shkollës së mesme të bashkuar Kullë, në Sukth të Durrësit. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar disa herë, se nuk do të tolerohet mospagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga ana e bizneseve private. Por edhe në institucionet shtetërore prej vitesh ka punonjës në të zezë. Qëndrime Dirmishi tregon se është e pasiguruar në këtë shkollë. Asaj i ka vdekur bashkëshorti dhe me të ardhurat modeste mban familjen, që përbëhet nga 2 fëmijë me probleme shëndetësore.

“Jam Qëndrime Dirmishi nga zona e Sukthit, në fshatin Kullë. Punoj si sanitare tek shkolla e Mesme e Bashkuar Kullë. Prej 10 vitesh paguhem me kontributin e kalamajve. Kam punuar në fillim me 80 mijë lekë të vjetra ndërsa tani me 120 mijë lekë të vjetra, me punë të zezë. I kam bërë kërkesë bashkisë, drejtorit të shkollës që një sanitare mund të punoj në të zezë, pra a është e ligjshme dhe më kanë thënë, që nuk ka fonde bashkia. Kam vajtur me mijëra herë jam përplasur nëpër bashki dhe nuk e kanë marrë fare parasysh. Unë kërkoj që të paguhem edhe unë me siguracione, me dokumenta të rregullta sepse deri tani figuroj me punë të zezë dhe kjo nuk është normale, që nënë e dy fëmijëve të sëmurë, me halle dhe probleme nuk është normale që të punoj në të zezë.”

Në mungesë të drejtorit të kësaj shkolle, gazetarja e “STOP” ka takuar dy nëndrejtorët e këtij institucioni arsimor.

Kemi ardhur për problemin e sanitares e zonjës Qëndrime. Ajo është pa siguracione dhe punon në të zezë. Keni bërë ndonjë shkresë pranë Njësisë Administative apo pranë Bashkisë Durrës?
Duke qenë një shkollë e madhe ka dalë nevoja që prej disa vitesh krahas ekzistencës së një pastrueseje të marrim edhe një ndihmëse. Paga e saj është mundësuar në sajë të mbledhjes së disa kontributeve të prindërve. Kjo ka qenë zgjidhja jonë. Kemi dërguar disa herë letra dhe kërkesa pranë bashkisë deri në 2015 – n.

Kush ka qenë përgjigja e tyre?
Përgjigja e tyre ka qenë se nuk kemi fonde, zgjidheni vetë dhe nuk mund t’iu japim asnjë përgjigje konkrete, nuk mund t’iu ndihmojmë dhe bëni ç’të mundeni.

A keni ju një shkresë zyrtare që të na e tregoni, që ju keni bërë një kërkesë Njësisë Administative?
Ne nuk kemi shkresë zyrtare, tekstet e kërkesave i kemi në kompjuter, por në mungesë të drejtorit nuk mund të futemi.”

Më pas gazetarja e “STOP” është drejtuar drejt zotit Avni Arifi, kryetar i Njësisë Administrative Sukth, i cili thotë se është i ri në detyrë dhe do të njoftojë bashkinë e madhe të Durrësit, duke shpresuar ta zgjidhë me buxhetin e 2017-ës.

Jeni në dijeni të rastit të zonjës Qëndrime, që prej 10 vjetësh është sanitare në të zezë pranë shkollës së mesme të bashkuar Kullë? Keni informacione për këtë rast? Kur keni ardhur ju në detyrë?
Unë në këtë detyrë kam ardhur me datën 21 Nëntor të 2016. Mua si Njësi Administrative nuk më rezulton ky emër, që të jetë sanitare e kësaj njësie.

Kush të rezulton?
Mua më rezulton si sanitare zonja Lumturie Cërri, si pastruese në shkollën e mesme të bashkuar Kullë.

Drejtuesi i kësaj shkolle të ka sjellë ndonjë shkresë sa i përket këtij problemi?
Zonja Qendrime dje na ka vënë në dijeni, siç na vuri edhe drejtori i shkollës, që ajo zonja bën pastrimin e shkollës dhe paguhet nga fondi i bordit. Këtë informacion unë e kam marrë nga drejtori i shkollës. Këtë problematikë të kësaj shkolle e kam drejtuar në Bashkinë e Durrësit.

Tani varet nga Bashkia e Durrësit?
Po nga bashkia dhe buxheti i ardhshëm.”

Drejtori i shkollës Munir Kaca thotë, se i ka nisur shkresa të njëpasnjëshme njësisë administrative, për ta emëruar Qëndrimen, që është paguar nga bordi i prindërve. Por ai nuk pranon t’i tregojë shkresat gazetares, duke u justifikuar se ka punë.

Gazetarja – Ju jeni drejtori i kësaj shkolle? Të lutem, ndalo!
Drejtori – Të lutem, se do vij nesër. Duhet të iki tani!
Gazetarja – Po si do vish nesër? Ti je këtu.
Drejtori – Ore, nuk jam marrë unë me atë punë, që kërkon ajo. Bashkia t’ia zgjidhë atë punë.
Gazetarja – Si e mbani prej dhjetë vitesh…?
Drejtori – Jo dhjetë vite… kam dy vite drejtor.
Gazetarja – Po dakord, dakord! Ky mund të jetë një problem i mbartur.
Drejtori – Duhet ta zgjidhin në bashki…
Gazetarja – Këto dy vitet e fundit, juve pse nuk keni bërë një shkresë, që t’i nisni një shkresë…?
Drejtori – Kemi kërkuar, kemi bërë shkresa…
Gazetarja – Po më trego shkresat zotëri, tek zyra.
Drejtori – Tani unë thashë, sot nuk mund t’i tregoj. Një ditë tjetër.
Gazetarja – Ju soi drejtues mbani një sanitare, e cila është pa siguracione në këtë shkollë.
Drejtori – Jo nuk… nuk jam marrë unë me këtë punë.
Gazetarja – Po për këtë jeni në dijeni, që përshebull zonja Lumturi, e cila figuronte si roje femër, ka kaluar në vendin e sanitares, ndërkohë që roje nuk ka aktualisht?
Drejtori – Nuk ka roje shkolla.
Gazetarja – Është në dijeni Kryetari i Njësisë Administrative?
Drejtori – Është në dijeni Kryetari, janë në dijeni të gjitha institucionet e tjera.
Gazetarja – Ka marrë ndonjë masë, për ta emëruar?
Drejtori – Jo, deri tani s’ka asnjë lloj mase. Jo, jo. Nuk kam asnjë lloj dore në këtë punë. Dje ka qenë Kryetari i Njësisë dhe i kemi thënë edhe shoqërore, bëj sa të mundesh edhe për ndihmën ekonomike, por edhe ata kaq fuqi kanë. Unë mund të them 50 % e shkollave në Shqipëri, që funksionojnë në këtë formë.
Gazetarja – Nuk është e drejtë, sepse shteti kur gjen një punonjës të privatit, e gjjobit pronarin e privatit, ndërsa këtu në shtet…
Drejtori – Në bazë të hapësirës, që ka shkolla, duhet të ishin dy pastrues dhe zgjidhja është ta vendosin dhe atë.
Gazetarja – Ju realisht keni dy sanitare?
Drejtori – Njëra paguhet në të zezë, e paguajmë ne, tjetra paguhet nga shteti. Ajo paguhet nga shteti, Lumturia që the ti.

Prodhimi i parregull i pasaportës kthen qytetarin në kufirin grek.
Gëzim Qordja tregon, sesi u nis për në Greqi, por në kufi e kthyen me një letër shoqëruese, ku shkruhej: “mospranim hyrjeje ne kufi”. Pasi pyeti për problemin, i thanë, se në pasaportën e tij nuk korespondonin numrat e faqeve. Në zyrën, ku kishte tërhequr pasaportën i përgjigjen, se dokumenti nuk kishte asnjë problem, por vetë Gëzimi mund të kishte një të tillë. Pas këmbënguljes së të birit dhe emisionit “Stop”, firma prodhuese e pasaportave “Aleat” i bën një të re pa pagesë. Por askush nuk përgjigjet për dëmin e shkaktuar, koston e udhëtimit të parealizuar, apo edhe dëmin moral.

Kronikë me e zgjeruar:

Gëzim Qordja tregon në emisionin “STOP”, sesi u nis për në Greqi, por në kufi e kthyen me një letër shoqëruese, ku shkruhej: “mospranim hyrjeje në kufi”. Pasi pyeti për problemin, i thanë, se në pasaportën e tij nuk korespondonin numrat e faqeve. Në zyrën, ku kishte tërhequr pasaportën i përgjigjen, se dokumenti nuk kishte asnjë problem, por vetë Gëzimi mund të kishte një të tillë.

Jam Gëzim Qordja nga Tirana. Doja të shkoja në Greqi dhe në doganën shqiptare kalove pa probleme. Hyra në doganën greke, atje më doli problemi me pasaportën me numrat e faqeve. Nga numri “10” ishte numri “9”, ndërsa në faqen tjetër nga “8” pastaj “11”. Kështu që u detyrova dhe u ktheva sërish. Shkova tek Drejtoria e Policisë, që tërhoqa pasaportën. Ata e morën pasaportën dhe më thanë që e ke në rregull. Se nuk je në rregull ti, nuk kemi çfarë të bëjmë ne, më thanë.

Ju jeni precedent?
Nuk kam pasur asnjëherë asnjë problem as me policinë. Shkova në Ministrinë e Brendshme dhe ato më thanë që e ke pasaportën në rregull. Prandaj unë tani iu drejtova “STOP” – it, që ta shikoni pasaportën time.

Pas këmbënguljes së të birit dhe emisionit “STOP”, firma prodhuese e pasaportave “Aleat” i bën një të re pa pagesë. Por askush nuk përgjigjet për dëmin e shkaktuar, koston e udhëtimit të parealizuar, apo edhe dëmin moral të tij.

Kategori
STOP
0 Komente

Përgjigju

*

*

Të Lidhura

  • STOP – EMISIONI 126 (SEZONI 2)

    Gjoba për mirëmbajtjen e lulishtes, plasin ujrat e zeza pranë parlamentit. Fatos Barolli tregon, se prej 10 vjetësh kujdeset për lulishten afër zonës, ku banon.Por krasitja e rradhës i...
  • STOP – EMISIONI 125 (SEZONI 2)

    Shëndetësia, që rilind me barrelë. Hetime për ilacet e groposura. Një i sëmurë transportohet me një barrelë, që e mbajnë disa burra në Burrel. Një tjetër cështje e ndjeshme...
  • STOP – EMISIONI 124 (SEZONI 2)

    Në pranga efektivët e korrupsionit, hetim për ilacet e groposura. Një ditë më parë “Stop” transmetoi kamerën e fshehtë, ku dy efektivë të komisaritatit nr.4 Ramazan Hoxha dhe Gjovalin...
  • STOP – EMISIONI 123 (SEZONI 2)

    Inspektime on line apo “old style”? Vijon groposja e ilaceve… Disa ditë më parë u vu në funksionim inspektimi on line i disa inspektoriateve, mes të cilëve edhe AKU.Kreu...