Thomas Strakosha do të qëndojë gjatë te Lazio. Portieri shqiptar do të luajë për skuadrën italiane deri në vitin 2022. Mediat shkruajnë se gjithçka është e mbyllur dhe mbetet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit që pritet të bëhet në ditët në vijim.

21-vjeçari Strakosha u emërua portier i dytë te Lazio, pas huazimit të Etrit Berishës dhe ka luajtur disa ndeshje në kampionat dhe Kupën e Italisë.

Ai është grumbulluar edhe me Kombëtaren e drejtuar nga Gianni De Biasi. Një tjetër talent shqiptar bëhet pjesë e futbollit italian.

Franz Pjetri është afruar nga Udinese duke firmosur me klubin friulan. Mbrojtësi i Kombëtares U17 shikohet si një lojtar i perspektivës dhe fillimisht do të jetë pjesë e skuadrave të moshave./ TV KLAN