Me një strategji kombëtare, qeveria është e sigurt se brenda këtij viti do të mund ta fitojë luftën me trafikantët e kanabisit. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri thotë se ka tashmë një plan për këtë.

Tahiri: “Këtë vit ne do të fitojmë luftën tonë me drogën. Siç kemi fituar luftën tonë me ata që vidhnin energjinë. Me ata që shkelnin ligjin – nga semafori tek rripi i sigurimit. Me ata që ndërtonin pa leje lokale, motele, biznese. Siç do fitojmë me ata që mbajnë peng Drejtësinë për shqiptarët, do fitojmë edhe me varfërinë, edhe me papunësinë”.

Kryeministri Edi Rama thotë se pjesë e këtij plani do të jenë edhe prokuroria dhe shërbimet inteligjente duke bërë që çdo hapësirë të ketë një mbikëqyrës.

Rama:“

Ne jemi të bindur se brenda një viti do të mund ta fitojmë këtë beteje, jo totalisht por ta relativizojme. Ne e dimë si është situata çdo police do jetë përgjegjës për një parcelë nëse mbudhet kanabis do ta paguajnë me kokën e tyre

Kryeministri thotë se lufta kundër këtij fenomeni do të shtrihet edhe në radhët e policisë.

Kryeministri Rama bëri një përmbledhje të gjatë të situatës që qeveria e tij gjeti me kanabisin duke nënvizuar Lazaratin dhe atë që ai pasoi.

////

Edi Rama, Kryeministër:

Është një sfidë që ka nisur me një betejë, që deri momentin kur u zhvillua askush nuk e shikonte si të mundur. Çmontimi i republikës autonome të Lazaratit. Është një sfidë e përbashkët përballë një fenomeni të vjetër sa Shqipëria e tranzicionit. Ka qenë para tre vitesh kur republika e Lazaratit gëzonte mbrojtje publike të shpallur. Paraardhësi im publikisht deklaronte se zhvillimi i posaçëm i Lazaratit ishte vendim politik.

Në këto tre vite janë sekuestruar 100 milionë euro pasuri kriminale. Ka një shumëfishim të operacioneve të përbashkëta me policinë italiane. Korruptimi i policëve, i drejtuesve është problem. Që janë të përfshirë drejtpërdrejt në një marrëdhënie krejtësisht kriminale me organizatorët e këtij rrjeti. Duke parë në sy këtë problem nuk është aspak dobësi, por është forcë për tu përballur me një dobësi që cenon në mënyrë të padrejtë punën e policisë së shtetit./

TV KLAN