Dita e Verës me mot të paqëndrueshëm, por temperaturat do të jenë të larta

24 orët në vijim do të jenë me mot të paqëndrueshëm pothuajse në të gjithë vendin dhe nuk do të mungojnë edhe reshjet në formë shtrëngatash dhe ere të fortë.

Do të ketë rrebeshe shiu, shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere. Reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave duke sjellë probleme në disa zona të veri-perëndimit, në zonat e Shkodrës dhe nën Shkodrës. Po ashtu, Kruja, Tirana, Elbasani. Kryesisht në zonat jugore, ku do të jetë Gjirokastra, Vlora, Përmeti dhe Saranda që do të marrin rrebeshe shiu, të paktën deri në orët e vona të mbrëmjes.)

Pavarësisht ciklonit, temperaturat do të jenë të larta theksojnë sinoptikanët.

“Ndërkohë temperaturat vijojnë të jenë të larta edhe pse moti është me reshje ku maksimalet janë edhe 20 apo mbi 20 gradë Celsius.”

Kjo tablo sinoptike do të vijojë deri ditën e premte në të gjithë Shqipërinë.

Klan News