Kuqezinjtë kanë fituar vetëm 1 herë ndaj skandinavëve në 5 takime të luajtura

Shqipëria do të kërkojë suksesin ndaj Suedisë pas zhgënjimit në miqësore ndaj Kilit. Përballja që do të luhet në “Friends Arena” është e gjashta mes të dyja skuadrave, si edhe miqësorja e dytë.

Për herë të parë, kuqezinjtë janë përballur me skandinavët më 5 nëntor 1988 në kualifikueset e Kupës së Botës, ku u mundën në shtëpi 2-1. Në sfidën e kthimit më 8 tetor 1989, skandinavët fituan 3-1.

Më 18 shkurt të 2004-ës, Shqipëria ka marë fitoren e vetme ndaj suedezëve në miqësore me rezultatin 2-1. 4 vite më pas, sfida e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2010 përfundoi në barazim pa gola. Përballja e fundit mes të dyja ekipeve u luajt më 14 tetor 2009 në Stokholm me vendasit që fituan 4-1 në kualifikueset e Kupës së Botës. Skandinavet kanë shënuar 10 herë kunder kuqezinjve, që në 5 takime kanë realizuar 5 gola.

Kjo është sfida e dytë e muajit mars e kuqezinjve që po përgatiten për europianin Gjermani 2024. Sfida e 25 marsit do të transmetohet në televizionin Klan.

Klan News