Arrestimi i një të riu shqiptar në Austri, i dyshuar për sulm terrorist, ka ngritur shumë pikëpyetje. Deri tani autoritetet në Vjenë nuk kanë fakte konkrete si Lorenc K. do kryente sulmin, apo cili është objekt i sulmit. Burime të pakonfirmuara flasin se do sulmohej metroja në Vjenë, por ende nuk ka të dhëna si do kryhej sulmi, me bombë apo armë.

arrest lorencit

Në banesën ku u arrestua i riu policia ka sekuestruar vetëm 4 telefona celular. Hetuesit, në fillim thanë se ai po përpiqej të kryente sulm me mjete shpërthyese dhe këtë e bazojnë në të dhëna, që sipas tyre 18-vjeçari po mësonte nga interneti se si bëhej një bombë.

arrest lorencit 2

Komshinjtë e tij në Neunkirchen kanë folur për mediat vendase dhe thonë se nuk kanë parë ndonjë sjellje të dyshimtë të të riut, veçse ka qenë “i lëvizur” si një i ri. Ai njihet nga policia lokale si problematik për moshën dhe i dyshuar për disa vjedhje.

Në orët e para pas arrestimit të tij, policia austriake tha se veproi bazuar në informacionet e një shërbimi të huaj inteligjent dhe pasi përgjoi të dyshuarin për disa ditë vendosi ta arrestonte.

minist aust

I riu, me prindër nga Tirana u arrestua të premten në rrugën “Cobra”. Arrestimi u pasua me dhjetëra kërkime në Vjenë dhe në zona të tjera për miq apo bashkëpunëtorë të mundshëm.

Lorenc .K është akuzuar më herët për vjedhje. Dyshohet se gjatë qëndrimit në burg është takuar me myslimanë radikalë, si Mirsad O., predikues i rrezikshëm në Austri. Megjithatë, deri më tani nuk ka prova bindëse./ tvklan.al