Policia gjermane ka identifikuar autorin e sulmit ndaj autobusit të Borussia Dortmund dhe ka zbuluar se ai nuk ka asnjë lidhje me terrorizmin.

Arsyet që qëndrojnë pas sulmit kanë lënë të habitur prokurorët gjermanë.

28 vjeçari, i identifikuar si Sergej W, ishte një tregtar që shpresonte të fitonte para nëse aksionet e ekipit të kuotuar në bursë do të uleshin.

28 – vjeçari, po qëndronte në hotelin e ekipit, në një dhomë me pamje nga rruga ku ndodhi shpërthimi.

Autoritetet e trajtuan fillimisht shpërthimin e bombave si një sulm terrorist.

Dy persona mbeten të plagosur, pasi tre bomba shpërthyen pranë autobusit të ekipit gjerman të futbollit.

Futbollisti spanjoll Marc Bartra iu nënshtrua operacionit të dorës dhe një oficer policie u trajtua për tronditje.

Tv Klan