Pas publicitetit, studio ka ndryshuar dhe Arditi së bashku me Gëzimin do t’i bëjnë një surprizë “torture” Ajetit!

Për të zhvilluar këtë surprizë është ftuar, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, trajneri kombëtar i mundjes greko-romake, Orges Liçaj.

Arditi – Çfarë do t’i bëjmë ne sot Ajetit?

Orges – Ne do t’i bëjmë një test fizik që të përballojë testin që do të bëjë në shkollën e rendit.

Arditi fton Ajetin në studio dhe e prezanton me Orgesin, duke e pyetur nëse do të mund të fitojë kundër tij. Ajeti i përgjigjet se po, mund ta bëjë. Orgesi e komenton përgjigjen e Ajetit, si psikologji të fortë.

Orgesi i shpjegon Ajetit ushtrimet që duhet të kryejë, të cilat janë: zvarritje poshtë pengesave, kërcim së larti, 20 pompa, 20 ushtrime për muskujt e barkut dhe diçka të vogël në fund.

Ajeti zhvillon ushtrimet me sukses , përveç atij të muskujve të barkut , të cilin e bëri me vështirësi. Orgesi e përgëzon për vendosmërinë që tregoi.

Ushtrimi i fundit, ngjitja dhe zbritja në litar, i cili u quajt “diçka e vogël” në fillim, e la Ajetin pa fjalë.  Ai tenton dy herë, por nuk mundet të ngjitet në litar.

Trajneri kombëtar i mundjes thotë se Ajeti e zhvilloi me sukses testin fizik dhe për sa i përket ushtrimit të fundit me litar, shprehet se është një ushtrim i vështirë, ndaj dhe Ajeti nuk mundi ta realizonte./ tvklan.al